Thotë Allahu xh.sh.: ”Prej asaj që ju kemi dhënë ata japin”!

Të nderuar, nuk ka fisnikërues më të dalluar, më të shenjtë, më të dinjitetshëm pas emrit nënë sesa emri mësues. E veçanta që e karakterizon mësuesin, është se emri i tij është i dalluar në Kur’an, i vlerësuar nga gjuha e të Dërguarit Muhamed a.s., i dashur për një popull, ku arsyeja është e gjallë dhe fisnikëruese. Emri mësues ka kaluar rrugë të vështira dhe ende po kalon. A ka dikush në pushtet, që merr në zemër këtë emër, ashtu siç ky emër merr për dore fëmijën tonë dhe nis me vështirsitë e thella që ky fëmijë nesër të di të shkruaj, të vlerësojë gjërat më të thella që i ka të shtrenjta një popull?

Mësuesi, shoku, qytetari ynë, që do kishim dashur që kontributin e tij ta jap në qytetin e lindjes dhe do diku tjetër, Fitim Dika ndan 250€ nga fisnikëria e tij, në shenjë mirënjohjeje ndaj Krijuesit Bujar, si dhe ndan të drejtën që Kujdestari i nevojtarëve ka përkujtuar të drejtën e njerëzve në nevoj në Kur’anin fisnik. I nderuar z. Dika, edhe pse jo në qytetin tënd të lindjes, përsëri falë Zotit, ju dhe mësuesit e këtij qyteti jeni krenaria e çdo fshati e qyteti në qytetet e fshatrat shqiptare. Allahu inshalla të jep jetë të gjatë, vepra  të mira dhe fisnikëri në punën e shenjtë të mësuesisë. Nder e krenari me ju sa të ekzistojë emri Dibër.