Rinia dhe Islami
Fisnik ef. Çela
A ka gjë më esenciale për myslimanin se të interesohet për rolin e rinisë sonë dhe njohjen e rëndësisë së kësaj etape, për të cilën Allahu do t’i pyesë njerëzit posaçërisht Ditën e Gjykimit.
Pejgamberi a.s. thotë: “Ditën e Gjykimit robi nuk do të hedhë asnjë hap, gjersa të mos pyetet për katër gjëra: ku e ka harxhuar jetën, si e ka jetuar rininë, prej nga e ka fituar dhe në se e ka shpenzuar pasurinë, dhe diturinë çka bërë me të” (Transmeton Bejhekiu dhe të tjerët nga Muadh in Xhebeli r.a).
Është me rëndësi që zbrazëtia e kohës së rinisë dhe shpirtit të tyre të mbushet dhe të stoliset me vepra të mira dhe aktivitete të ndryshme, si: aktivitete sportive, kulturore, relaksuese, fetare, të cilat do t’i lidhnin për ideale të mëdha, për shkak të të cilave dhe për të cilat do të jetojnë.
Pjesën më të madhe të rinisë e hasim në kotësi. Rinisë i mungon familja me të cilën do ta përmbushte këtë boshllëk. Rinia jonë ndien boshllëk në punë dhe në ditët e pushimit. Çështje kryesore e shumë asociacioneve, organizatave joqeveritare dhe institucioneve është rinia dhe problemet e saj me alkoolin, narkotikët dhe veset e tjera, pa i llogaritur ata që konsumojnë duhanin dhe problemet e tjera.
Continue reading “Rinia dhe Islami”