NGA FËMIJRIA E MUHAMEDIT A.S

-Ishte zakon i kurejshëve që fëmijët e tyre të porsalindur të mos ushqehen e rriten në Mekkë, për shkak se ishte vend i mbyllur. Dëshironin që fëmijët të rriten në vende ku ajri është më i pastër, dhe kishte hapsirë më të gjërë.

-Gratë që mëkonin  fëmijët e kurejshëve, këtë punë e bënin kundrejt një dhurate që e jepnin prindërit si këmbim. Kushdo që shkonte te shtëpia e Muammedit a.s, e kuptonin se ishte jetim dhe menjëherë largoheshin, pasi babai i fëmijës ishte ai që jepte dhuratat, kurse Muhammedi i vogël ishte pa baba. Vetëm njëra nga gratë që nuk ariti të gjejë fëmi për kujdestari, u detyrua  ta marë Muhammedin vetëm mos kthehet duar bosh.

Medito: -Gruaja që dukej e pa fat, u kujdes për njeriun më me ndikim në historinë e njerzimit. Të gjitha gratë e tjera me “ fat” sot nuk dihen kush janë, kurse ajo që u kujdes për Muhammedin a.s sot përmendet në jetën e të dërguarit të Allahut.

– Personin që refuzuan për ta marë, Zoti për të kishte pregaditur misionin pëfundimtar Pejgamberik, njeriu i cili është mbi një shkallë të lartë të moralit, njeriu që është mëshirë për mbarë botrat, personi i cili do trokas i pari në dyert e Xhenetit.

– Ajo që panë gratë te Muhammedi a.s si fëmijë nuk ishte e levërdis’shme për ato. Ajo që Allahu kishte pregaditur për Muhammedin a.s u bë përjetësi për secilin që beson, përmend, dashuron emrin e tij.