Bëhu nismëtar

-“Tash po vjen pas kaq shumë njerëzve?”- Kështu i tha Muhammedi a.s një njeriu të zgjuar por i ndikuar nga rrethanat u vonua në Islam, edhe pse dëshmoj shehadetin. Muhammedi a.s priste që ai të vet nismëtari dhe jo një prej muslimanëve.

-Si të duket kjo i nderuar nga Kur’ani: Ajet:” Ata thanë:” Pasha Allahun, është e vërtet se Allahu të ka lartësuar mbi ne, kurse ne vërtet ishim fajtorë” Jusuf 91

•A nuk është koha që të shohim, ta prekim edhe më thellë suksesin e të sinqertëve, punëmirëve, dashamirësve dhe kjo të dëshmohet  nga njerzit që ndoshta sot ka skepticizëm? Behu nismëtar, për obligimet, përgjisitë, kulturën tënde në qytetin dhe institucjonin tënd.

•Secili ka një mëkat që ka bërë këtë vend jo shumë atraktiv, ka edhe prej atyre që e kanë ndjerë veten të pafuqishëm për përmirsim edhe pse kanë dëshirë. Mëkatar i penduar dhe që pranon meritën e tjetrit është çels i një fillimi të mbarë, kështu që edhe këtu bëhu nismëtar, pasi ska më kushte të favorshme për tu bërë sikur..

•Allahu nuk i lë në pozita inferjore vepër mirët, të sinqertit, dashamirësit e vendit, të aftit. Vendos të bëhesh nismëtar, do shohësh se si do ti përjetosh fjalët siç i përjetoj Jusufi a.s nga vëllezërit e tij, fjalët e tyre janë në ajetin e lartëpërmendur.

• Pranimi i shkeljes, qortimi i vetvetes, ndjesia e peshës së mëkatit, pasojat e saj në shpirt, institucjon, vend, pranimi i meritokracisë, dëshmia e sinqertë qoftë edhe përmes votës etj, është parakusht për një ditë ndryshe, si ndaj vetes, ashtu edhe ndaj detyrimit që kemi ndaj institucjonit, vendlindjes, dhe edukimit të brezave të rinj.

– Bëhu nismëtar pash besën e Zotit, paqa dhe mëshira e Zotit qoftë mbi ty.