Sikur Jusufi a.s. të ishte sot

-Ajet:”Ai (Jusufi) tha:”Mbillni shtatë vjet vazhdimisht, e çfarë keni korrur lëreni në kallinj, përveç në pakice nga e cila do të hani.” Jusuf 47

-Medito të lutem:

-“Mbillni shtatë vjet vazhdimisht”

•Kur shikon ose parashikon mungesë edukate, qytetarie, vështirësi në segmente të caktuara që shqetësojnë shoqërinë, shto sinqerisht kapacitetet e përpjekjes, edukimit, punës,pasi dorëzimi sjell frigë, shqetësime, tjetërsim të vetes dhe nënshtrim ndaj forcave të erta.

-“Mbjellni shtatë vjet..”

•Kushte të përshtatshme pune në edukim, shkollim, program të shëndetshëm dhe jo diskriminues, mundësi për të gjithë, suksese vetëm ata që:” mbjellin” dmth: edukohen profesjonalisht, kanë vetëdie për meritokraci etj, jo siç fatkeqësisht është sot.

•Nëse nuk gjen forcë të caktuar për ibadetet, adhurimet e ditës mer forcë nga përkushtimi i njerëzve të devotshëm, dituritë që nxisin frigërespekt ndaj Krijuesit, pasojat e mos respektit ndaj këshillave Islame.

-“..çka keni korrur lëreni në kallinj..”

•Menaxhimi, drejtimi, planifikimi, parashikimi i situatave të pavolitshme është parakusht i stabilitetit të të mirave matreale, resurseve shqërore, profesjonale etj. Kjo është detyrë e Qeverisjes.

•Kujdesu që adhurimet e tua të jenë dritë, dëshmi, argument, shpëtim, krenari para të tjerëve me meritë por edhe shpëtim kur nuk ka dobi as prej mallit as prej evladit vetem kush paraqitet para Allahut me zemër të pastër e punë të mira.

-“…përveç një pakice nga e cila do hani…”

•Padyshim mirqenja, begatitë, përballja me situatat e papëlqyeshme, nevojat matreale të njeriut vijnë natyrshëm kur respektohen dy pikat e lartëpërmendura. Njerzit e vërtetë, dashamirësit e sinqertë, qeveritarët qëllimpastër e vepër mirë duhet punuar për mirqenjen e të gjithëve, nëse nuk plotësohen mjaftushëm kushtet elementare ekonomike, cfarë të planifikojnë familjet më tepër për vete dhe ato që kanë në përkujdesin e tyre?

•Le të jetë në shërbim të devotshmërisë tënde, moralit tënd, adhurimeve tua, lumturisë në të dy jetët, begatia që të ka falë i Madhi Zot në këtë jetë, larg egoizmave, vetpëlqimit, dhe gjithçka që do bënte që të të urej njeriu i qytetëruar që ka dashuri të thellë ndaj Allahut dhe krijesave të Tij.