-Sa më thellë është vështirsuar ndjesia ndaj zbukurimeve të jetës dhe gjithëçkae që na rrethon, aq më thellë lind nevoja në natyrën njerëzore ti kthehet vlerave të lindura në shpirtin njerzor, respektit të domosdoshëm të rrendit në natyrë, prandaj lindin edhe datat e caktuara mbrenda vitit, lirisht mund ti quajmë shumicën e këtyre datave kalendarik, ditë natyrëshmërie dhe si ditë pendimi, vetëdiesimi, rrikthim në jetë të asaj që Zoti ka mbjellë në shpirtin njerzor. Një Qershori dita e femijëve. Çfar thot Kur’ani? Çfar thot i Dërguari i Allahut, Muhammedi a.s?
-Natyra e besimtarit karshi vlerës themelore ndaj secilit por edhe ndaj fëmijëve: Muhammedi a.s:” Unë dhe ai që kujdeset për jetimin do jetë në Xhenet sikur këto dy gishta”
• Jetimi, i braktisuri, i varfëri si fëmi, nëse institucjonet dhe shoqëria kanë kujdesin e duhur flet për një vetëdie të lartë njerzore, kulturore, fetare, dhe institucjonale, në këtë rast ndaj fëmijëve. Në të kundërtën i Dërguari a.s ka thënë:”Ç’farë t’ju bëj unë nëse Zoti ua ka hequr mëshirën nga zemra?”
• Ska mëshirë ndaj fëmijëve, ska respekt ndaj Zotit.
•Ska mëshirë ndaj fëmijëve ska shpirt njerzor më pak edhe Islam.
•Ska mëshirë ndaj fëmijëve, ka shfrytëzim, keqpërdorim, poshtrim, hidhërim të Krijuesit të mëshirës, këtë mund ta vërejmë në përmbushjen e të drejtave të tyre por edhe më tepër kur është në pyetje dashuria ndaj fëmijëve.
Çfar thot Kur’ani, mes shumë perlave që ka? Kur’ani nuk do kishte fisnikrinë, shenjtërinë, dhe përhershmërinë nëse nuk fliste edhe për fëmijët në forma të ndryshme.
-Kur kanë nevojë për përkrahje:
Ajet:”A nuk të gjeti jetim, e Ai të bëri vend” Medito rreth fjalës:”VEND” ED-Duha 6
-Për udhëzim, shembullturë, frymëzim,etj. Ajet:” Dhe të gjeti në kërkim të udhëzimit e Ai të udhëzoi” ED-Duha 7
-Përkrahje ekonomike, profesjonale, mundësi për pavarsi: Ajet:”Dhe të gjeti të varfër, e Ai të begatoi” ED-Duha 8
-Të gëzojë fëmija respekt, dinjitet e jo poshtrim e nënçmim, për shkaqe të ndryshme: Ajet:”As lipsin mos e përzë”Medito rreth fjalës:” lipës, kërkues, nevojtar, për diçka; matrale, edukative, shpirtërore, institucjonale etj.
– Falenderimi i takon vetem Allahut i cili pasurinë dhe fëmijët i bëri zbukurim i shpirtit dhe jetës.