Biri im,dola dhe e pyeta veten

Biri im dola dhe e pyeta veten

-Omeri, Allahu qoftë i kënaqur me të thot:” Isha duke ecur me Pejgamberin as, i cili me kapi për dore. Në atë çast ndjeva nga brenda që desha t’i them Pejgamberit as:”Për Zotin, o Pejgamber, unë të dua! Dhe ia thashë. I Dërguari as më pyeti:” Më shumë se familjen tënde o Omer? “ Po”-i thashë.

“Më shumë se fëmijët e tu o Omer?” “ Po”- i thashë. “ Më shumë se pasurinë tënde, o Omer?” “Po”- i thashë “Më shumë se veten tënde? “Jo”-i thashë.

“O Omer, nuk e ke të plotë besimin, derisa të më duash më shumë se veten tënde” Më pas dola dhe u mendova për pak çaste, u ktheva dhe shkova te Pejgamberi  e i thashë:”Për Zotin i Dërguar i Allahut, ti je më i dashur edhe se vetja ime.” “ Tani Omer, tani u plotësua besimi” më tha Pejgamberi. E pyeti Abdullahu, djali i tij: “ O baba, çfarë bëre që për pak minuta u ktheve duke ndryshuar mendim, dhe i the që të dua më shumë se vetja ime?” Omeri ju përgjigj djalit të tij: “O biri im, dola dhe e pyeta veten time: Për kë do të kem nevojë Ditën e Kijametit, për veten time apo për Pejgamberin? Dhe pashë se për Pejgamberin do kem më shumë nevojë. U mendova gjithashtu, se si kam qenë i humbur më parë dhe ishte Pejgamberi ai që më shpëtoi, prandaj e dua më shumë se veten time”

•Të ndash kohë për të dalur me njeriun e jetës, me njeri i cili të nxit të nxjerish fjalën e respektit dhe dashamirëse, kurrsesi në emër të “sinqeritetit” zbulimin e mëkatit të dikuj, kjo më është përgojim ose shpifje.

•”Më shumë se veten tënde” Kjo kërkesë e Muhammedit a.s, vjen si rezultat i diturisë së thellë, se Omeri në të ardhmen do të zë pozitë të lartë shoqërore, kështu që nga njerzit në detyrë kërkohet që të jenë të parapregaditur, profesjonalisht, moralisht, emocjonalisht të jenë të kujdes’shëm në raport me të tjerët. Faktorët janë ndoshta disa por themelore për një besimtar/re janë bota shpirtërore e mbushur me respekt e dashuri kur je në shërbim të tjetrit, si dhe llogari dhënja para të Madhit Zot, kjo aspak nuk nënkupton se nuk ka edhe përgjesi edhe para institucjoneve.

•”i cili më kapi për dore” Edukatori i vërtetë është ai që të jep ndjesi të brëndëshme pozitive, pos diturive matreale të nxit edhe në ato shpirtërore, mbajnë llogari institucjonet për fëmijët, të rinjtë që kanë prirje të caktuara dhe kështu i ndihmojnë avancimit të shoqërisë dhe vendit.

•”o baba çfar të bëri të ndërosh mendje.” Nëse do zhvillim psikologjik, shpirtëror, intelektual te fëmijët mos injoro pyetjet e tyre, nuk ka pyetje jo të saktë, ka përgjigje jo të saktë. Kujdesi ndaj pyetjeve të të rinjëve, përgjigja me dituri dhe urtësi, krijon personalitet të dinjitetshëm, krenar, dhe jo të jetë i nguruar para dikuj, kushdo qoftë ai.

•”për kë do të kem nevoj Ditën e Kijametit” Fëmisë ti mbjellet respekti ndaj autoriteteve në shoqëri prej të cilëve vjen mirësia. Fëmija të kuptoj se rritet në mjedis të sigurtë.Fëmija të kuptoj se modestia është vlerë e rëndësishme për formim të shëndosh. Të kuptoj nga praktika prindërore se vetem me bashkëpunim arrihen synime të larta, kursesi me egoizëm dhe vetëpëlqim. Në familje, nga prindërit, të afërmit fëmija dhe rinia mëson për vlerat morale, shpirtërore, dhe ndërtimin e raporteve konstruktive me të tjerët.

• Kuptojmë autoritetin e lartë të Pejgamberit a.s, në zemrat e besimtarëve, dhe në të dy jetët.