Sot, Myftininë e Dibrës e vizituan dy personalitete të shquar fetaro-shkencor nga Kosova. Në mungesë të Myftiut të Dibrës, sekretari i Myftinisë, Jeton ef. Muça, u uroi mirëseardhje Prof. Miftar Ajdinit nga qyteti i Prizrenit dhe Prof. Mulaim Shehut nga qyteti i Gjakovës, të dy ish profesorë të medresesë Alauddin – Prishtinës dhe studiues fetar.
Duke qenë se të dy të ftuarit janë edhe veteranë të arsimit, me theks të veçantë të gjuhës dhe letërsisë arabe, në prezencë edhe të doktorit të gjuhës arabe, Kujtim Mirzo, mes tjerave u zhvillua një bisedë e këndshme si në fushën e gjuhësisë arabe, rreth përkthimeve të Kur’anit në gjuhën shqipe dhe finesave gjuhësore të tij, projekteve të ardhshme, e kështu me radhë.
Në fund, të ftuarve ju dhurua libra nga botimet e Myftinisë së Dibrës.
Dibër, 08.07.2021