Thotë Pejgamberi (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të): “Kush e ndërton një xhami për hir të Allahut, Allahu do t’i ndërton atij një shtëpi në Xhenet.” (Transmetohet nga Buhariu dhe Muslimi)
Falënderimi i takon Allahut, Zotit të botëve. Edhe një projekt i përfunduar. Edhe një dëshirë dhe amanet i çuar në vend. E gjithë kjo falë iniciativës së pathyeshme të imamit të xhamisë, dëshirës dhe vullnetit të hekurt të haxhiut dhe zemërgjerësisë dhe bujarisë të kontribuesve tanë, si në diasporë ashtu edhe në Dibrën tonë kreshnike.
Pas përpjekjeve shumë vjeçare për ta mbajtur në funksion restorantin e xhamisë së Namazjarit dhe në anën tjetër, nevojës së madhe për ta zgjeruar faltoren edhe për gjininë femërore, këshilli i kësaj xhamie, në krye me imamin e saj, Dr. Kujtim Ameti dhe në koordinim me Myftiun e Dibrës, Reshat ef. Kaçallniku, morën vendim që vendin i cili dikur ishte restoranti i xhamisë ta kthejnë në faltore për gjininë femërore. Një nga shqetësimet ishte se si do veprohet me inventarin e restorantit, pasi edhe ato konsiderohen si vakëf, andaj u soll vendim që tavolinat dhe karriget të jepen si donacion për shkollat e Dibrës, ndërsa inventari i kuzhinës ti dhurohet Myftinisë së Peshkopisë për nevojat e kuzhinës së tyre për nevojtarë.
Për të qenë transparent me të gjithë ju se sa ka kushtuar tërësisht ky projekt, e ndjejmë obligim moral që më poshtë të japim raportin financiar për donacionet dhe shpenzimet totale të projektit, me shpresë dhe lutje te i Madhi Allah, që Ai tua shumëfishojë bereqetin dhe t’ju jep gëzime dhe harmoni në jetët e tyre.
Për fund, përpos donacioneve nga diaspora shqiptare, që nuk kanë munguar asnjëherë, ajo që ra në sy gjatë tubimit të mjeteve financiare, ishte edhe organizimi i një grupi të motrave besimtare dibrane që me vet iniciativë grumbulluan mjete financiare, si dhe ndihma me materiale ndërtimore nga vendasit, që deshën ti bashkëngjiten karvanit të shpërblimeve të pashtershme nga Zoti I gjithësisë.
Raporti financiar i projektit:
26,950 dollarë amerikan
3,370 euro
7,500 denar
Zoti ju begatoftë të gjithëve. Amin!