– Abdulla ibn Omer thotë: ”Na u drejtua Muhammedi alejhiselam në hutbe (fjalim) dhe na tha: ”Kujdes nga dhuna dhe padrejtësia, sepse dhuna dhe padrejtësia është errësirë (gjendje e vështirë) në Ditën e Gjykimit! Kujdes nga veprat e ulta dhe të turpshme! Kujdes edhe nga paturpësitë në fjalë! Kujdes nga koprracia,sepse ata që ishin para jush janë shkatërruar për shkak të koprracisë (në ide, veprim, qëndueshmëri, pranim të virtyteve të tjetrit), kështu ata ndërprenë lidhjet (e gjakut, miqësisë, bashkëpunimit), marrëdhëniet me njëri-tjetrin, lind kokfortësia, u bënë dorështërnguar (në punë qenësore), u bënë nga ata që përhapën shkatërrim në tokë.
– U çua njëri nga të pranishmit dhe pyeti: ”O i Dërguar, cili Islam është më i përsosur?”. “Besimtari të jetë i sigurt dhe i mbrojtur nga fjalët dhe veprat e tua.”- tha i Dërguari alejhiselam.
– “Cili hixhret (shpërngulje) është më i përsosur?”. “Të largohesh nga ajo që e urren Allahu i Lartëmadhëruar.”, tha Muhammedi alejhiselam.
– Pas kësaj që përkujtuam, atëherë kujdes çfarë veprojmë për bijtë e popullit tonë në atdheun e tyre, sepse ajo do të jetë argument i pakontestueshëm Ditën e Llogarisë.