Sot, në këto ditë të jashtëzakonshme, të gjithë ne jetojmë dhe bashkëveprojmë si një trup i vetëm. E gjithë kjo, për t’ju kthyer normalitetit sa më shpejtë që të jetë e mundur. Falenderim i sinqertë padyshim për çdo qytetar, afarist, profesionalist dhe për secilin që në këto ditë i dha përparësi interesit të sigurisë së shëndetit publik , jetës dhe solidarizimit mes veti, para interesit personal dhe planeve të përditshme. Ajo që duam të theksojmë në veçanti është kjo:
Përveç masave që po ndërmer Qeveria e Maqedonisë së Veriut në këto ditë të jashtëzakonshme për të penguar përhapjen e virusit Covid-19, ata duhet ta kenë parasysh se në qytet tonë këto ditë, jeta zhvillohet jashta përditshmërive, ku gjithë secili me përpjekjet e veta ka siguruar nevojat e familjes. Kur jemi te nevojat e familjes, në Myftininë e Dibrës, shumë qytetarë me të drejtë na vijnë për të kërkuar atë çfarë u mungon këto ditë: ushqim, mjete për të blerë ilaçe,etj. Pasi ka familje që fal Zotit, nuk janë të infektuar me virusin famëkeq, por kanë një të dashur që ka një shqetësim të caktuar shëndetësor. Gjithashtu ka shqetësime edhe te njerëzit që kanë firma biznesi, të cilët pos shepenzimeve që obligohen ndaj shtetit, kanë përgjegjësi morale dhe ligjore, edhe ndaj puntorëve të cilët pos situatës që është krijuar, ballafaqohen edhe me një situatë tjetër të papritur, që është kujdesi ndaj nevojave për shpenzimet e shtëpisë dhe furnizimi i familjes. Shpresojmë mos të kemi gabuar por, kur e shikon një pako të caktuar që po ofrohet nga një x organizate humanitare, krijon përshtypjen se të gjithë antarët e familjes janë të një moshe të rritur dhe thua se kanë të gjithë numër të njejtë të antarëve të familjes.
Prandaj, Qeveria pëveç shtyrjes së zgjedhjeve dhe ndarjes së buxhetit për partitë politike, të punojë praktikisht që një pjesë të buxhetit të ndajë për qytetarët në nevojë, për mbulimin e shpenzimeve për puntorët që janë të obliguar të qëndrojnë në shtëpi dhe për mbulimin e shpenzimeve të bizneseve me obligimet që kanë ndaj punëtorëve dhe ndaj shtetit.