-Omeri, paqa e Allahut qoftë mbi të, për Aliun, mëshira e Zotit qoftë mbi të tha:”O Zot më rruaj nga ndonjë problem, e nuk e kam Aliun ( për ta pyetur, konsultuar, shqyrtuar, zjedhur).
-Aliu, paqa e Zotit qoftë mbi të, kështu e këshilloj djalin e tij:
•Kujdes, mos dëshmo, as mos i beso detyrë injorantit( që din por nuk vepron sipas diturisë),ai dëshiron të të ndihmojë por në fund kupton për dëmin që ta ka shkaktuar.
•Kujdes, mos dëshmo, e as mos i jep pozitë gënjeshtarit, pasi ai të sjell pranë vetes atë që realisht është larg, kurse ta bën të largët atë që ke pranë vetes.
•Kujdes, mos dëshmo, as mos i jep detyrë kopracit, pasi ai të humbë shpresën për atë që është në mundësitë e tij, dhe e nevojshme
për ty.
•Kujdes, mos dëshmo, mos i jep detyrë të prishurit, pasi ai të propzon gjëra të paqena, dhe të dëmshme.
-Hasan el-Basri ka thënë:” Po të mos gjendeshin në mesin tonë njerëz të ditur që na këshillojnë, na përkujtojnë dhe terheqin vërejtjen, do poshtronim veten kur do vepronim instiktivisht.”