Hudheni diku larg Jusufin

-Ajet:” …hidheni diku larg në një vend … pas asaj bëhuni njerëz të mirë.” Jusuf 9

-Mere Kur’ anin pran vetes dhe medito thellë rreth këtij ajeti të lartë përmendur. Nëse je nga besimtarët mbaj vetllogari, nëse je dikush tjetër ndëgjo zemrën se si të pëshpërit, se si Allahu në këtë ajet ka shpalosur atë që fshihet në thellësinë e ndërgjegjes tënde, vërtet Allahu është njohës i thellë i asaj që fshehin qëllimet dhe shpirtërat ton.

-Vetëm dy mësime nga ajeti e lartëpërmendur:

1.Njohja, dituria, përkatësia, bindja se mund të gjesh dhe ke përkrahje, jo gjithmon janë faktor për të argumentuar largimin nga devijimet.Nevojitet  besimi se vetëm një Zot di atë çka pëshpërit zemra ton, vetëm një Zot di thellësisht qëllimet tona, dhe vetëm një Zot i Gjithëdijshëm këtë mendësi të lartëpërmendur na e ka zbuluar në Kur’an në ajetin e lartë përmendur. Diturisë, njohjes, përkatësisë, grupit, popullit, vendit, institucjonit, domosdoshmërisht i duhet devotshmëria. Devotshmëria lind nga besimi, brendësia e shpirtit qortues, pastaj rregullimi dhe standartizimi i rruajtjes së vlerave të shëndosha dhe të pranueshme nga shumica e njerëzve.

2.Hapja e derës së padrejtësive, përkrahja dhe bashkëpunimi individual, grupor, institucjonal, në mallverzime mundësojnë mëkatet sot( shkeljet ligjore, demokratike), të shëmtuarën ta shohin si mundësi, me shpresë se e nesërmja do sjell pendim, përmirsim, ngritje, është kryekëput vepër që flet për ndikim të thellë të strukturave djallëzore , qoftë edhe nga njerëzit.

-Zoti ynë mundësona që zemrat tona të zgjohen, shpirtërat tonë të ndërgjegjësohen, miqtë e përkrahësit tonë të janë në mirësi, e kursesi në zollume e padrejtësi.