Myftiu i Strugës, Mr. Salim ef. Sulejmani vizitoi Myftininë e Dibrës së Madhe

Sot, në ambientet e Myftinisë së Dibrës së Madhe, kënaqësi e veçantë ishte mikpritja e Myftiut të Myftinisë së Strugës, Mr. Salim ef. Sulejmani. I shoqëruar me kolektivin e tij të ngushtë, Jakup ef. Qazimovski, Shefit ef. Ajredini dhe Musa ef. Biba, Myftiu i Strugës i uroi suksese në detyrën e re si Myfti i Dibrës së Madhe homologut të tij, Reshat ef. Kaçallniku.

Të dy myftitë, në një frymë modeste, siç duhet ti karakterizon prijësit fetarë, bashkëbiseduan për perspektivat e institucioneve simotra nën ombrellën e Bashkësisë Fetare Islame dhe sfidat që përballet ky institucion i rëndësishëm, në kohën kur antivlerat mundohen të prezantohen në shoqëri si trend dhe modë, andaj duke kujtuar vlerat e përbashkëta që i karakterizon traditat kombëtare, fetare dhe posaçërisht ato vendore, vendosën theksin në ruajtjen dhe kultivimin e këtyre vlerave dhe domosdoshmërinë e rritjes së bashkëpunimit ndër-institucional.