Në shtëpi ke Xhenetin

Në shtëpi ke xhenetin

-Ajet:”Bëhu falenderues ndaj Meje dhe prindërve të tu!” Lukman 14

-Për të kuptuar rëndësinë e respektit të prindërve, pas adhurimit të Krijuesit të vetmit Zot që meriton adhurim, menjiherë vjen kurora e adhurimeve, respekti i prindërve.

-Njerzit kishin interesim të mësonin përparsitë dhe rënditjen e veprave sipas rëndësisë dhe peshës që ka në Islam.

-“O i dërguar çfar më urdhëron që të bëjë pasi unë jam bërë musliman?”

-Muhammedi a.s edhe përse u ritë jetim, nuk përjetoj shumë përkdheljen e prindërve përsëri tha:”Shko dhe respekto nënën tënde” – Sikur kjo nuk e bindi bashkë biseduesin e ri në Islam, pyetjen e bëri disa herë, mirpo përgjigja e të Dërguarit as ishte e njejtë:”Shko dhe respekto nënën tënde” pastaj tha:” Shko respekto dhe babain tënd”

– Respekti është i ditur dhe i mbjellur në shpirtin e njeriut ndaj prindërve, veçanërisht ndaj nënës.

-Një musliman e kishte bartur në krahë të ëmën gjatë ibadeteve(adhurimeve) në Haxh. Një moment del para të Dërguarit as me nënën në krahë dhe pyet:”O i Dërguar i Allahut! A thua ia kam larë borxhin dhe i jam mirnjohës për gjithçka që ka bërë për mua? – Pejgamberi a.s i tha:”Jo,as edhe një dhembje gjatë lindjes nuk ja ke shlyer….”

-Nese je bërë burrë, dhe ke detyrë të rëndësishme shoqërore, sjelle thellë në mëndjen tënde se një ditë do të kaploj pleqëria dhe do të nevojitet shumë krahu i përkrahjes dhe i mëshirës, prandaj shikoj prindërit me syrin e dashurisë, ndëgjo fjalët dhe këshillat e tyre. Prindërit që thellë në zemër kanë bartur imanin, kanë këshilluar:” Mos u hy në hak njerëzve, se ka Zot” -Kjo është këshilla e mbështjllur me dashuri të vërtetë, nëse vetëm këtë këshillë prindërore ta ndëgjojmë me dashuri dhe respekt, sot do ishim njerzit më fisnik të biznesit në raport me punontorët, mësuesit më krenar, pasi e kryejmë në formën më të avancuar detyrën e prindërve, por jo se tejkalohet mundi prindëror pasi mundi prindëror është i mbushur me buzëqeshje të një pas njëshme, me dashuri të thellë, me sakrificë të paimsgjinueshme. Nëse do ndëgjonim këshillën e lartë përmendur prindërore, ne do jemi njerzit më të përkushtuar në detyrë, siç janë prindërit për fëmijët e tyre. Nëse do të ndëgjojmë këshillën prindërore, nuk bëjmë kurnjëfarë ndarje mes njerëzve, as do të ishim akuzuar se veprojmë me interese të caktuara pos sipas meritës dhe me sinqeritet, ashtu janë prindërit me fëmijët e tyre. Nëse do respektojmë këshillën e prindërve, hak të dikuj tjetër nuk do kishim sjellë në shtëpitë tona. Prindërit tonë janë, imamët, mësuesit, liderët e vërtet, pa mos e përzier asnjë moment qëllimet e veta me hipokrizi të caktuar.

– Cfar duhet bërë nëse prindërit na kanë ndëruar jetë ? Nëse na kanë ndëruar jetë prindërit, mos harojmë këshillën e lartë përmendur të tyre, ajo është këshillë preambule në çdo detyrë. Ndër të tjera shto edhe ketë këshillë që të ka mësuar Allahu xh, sh në Kur’an:”Zoti im, mëshirojë ata, ashtu siç më kanë rritur, kur unë isha i vogël!” El-Isra 24