Shoku më i afërt i Muhammedit a.s.

Ebu Bekri është personalitet që nuk e zbukuron dot jetëshkrimin e tij. Biografia e tij është e bukur sepse gjithë jetën kaloi pranë shokut të tij, Muhammedit a.s.

I Dërguari a.s. thotë: ”Kush dëshiron të shoh dikë që është shpëtuar nga zjarri  i xhehenemit, le të shohë Ebu Bekrin.” Kur është pyetur Ebu Bekri, a e ke pirë alkoolin para se ta pranosh islamin? -Ebu Bekri tha: ”Asesi! Unë kam dashur të ruajë burrërinë time”. Asnjëherë nuk ka adhuruar zotra tjerë para Islamit, edhe pse idhujtaria ishte thellë e zhytur në popullatën mekase, edhe në familjen e tij. Me pasurinë e tij, i lironte rrobërit të cilët torturoheshin nga zotrinjtë e tyre për shkak të bindjes. Ebu Bekri i pyeste: ”Pse po e mundoni rrobin e Allahut?” – Ata përgjigjeshin: ”Këta kanë devijuar, kanë lënë fenë e gjyshërve dhe stërgjyshërve të vet, janë bërë musliman”. Ebu Bekri ua kthente: ”Merrni të hollat për këto robër dhe hiqni dorë prej tyre”.

Kështu Ebu Bekri me pasurinë e vet i lironte robërit nga malltretimi i fanatikëve të dhunshëm, drejtë dinjitetit dhe lirisë. Të mendosh se njerzit që qëndruan pranë Muhammedit a.s ishin të” ngratë” “ të mjerë” “ të varfër” është mashtrim. Jo vetëm që ka pasë të pasur, por edhe e shpenzonin atë për lirinë, krenarinë, pavarsinë e njerëzve të shtypur. A ka mundësi reale që mjetet tona materiale që i marin prej taksave mujore, tu krijojnë njerëzve që ju prijnë siguri, shërbime më cilësore, besueshmëri për menaxhimin e lekëve, etj.?

Çfarë bënte Ebu Bekri për idealin Islam? Këtë më së miri e shpjegon ky rast: Kur muslimanët u urdhëruan të shpërngulen për në Medine, Ebu Bekri e mori tërë pasurinë që kishte. I Dërguari a.s i thotë: ”O Ebu Bekër, çfarë i ke lënë familjes tënde? – Ebu Bekri u përgjigj: ” Allahun dhe premtimin e të Dërguarit të tij”. Ebu Bekri ishte një tregtar tepër i suksesshëm, jo çdo herë Muhammedi a.s do pranonte që sahabët të shpenzojnë prej pasurisë së tyre, ashtu siç pranonte prej shokut të tij Ebu Bekrit.

Të nderuar, shpenzimi më i dashur tek Allahu xh.sh. është që të shpenzosh për sigurinë e familjes, arsimimin e fëmijve, nevojave të të afërmve, dhe sipas mundësisë edhe për të tjerët. Kështu i jep krenari kombit, fesë dhe ardhmërisë së mëmëdheut. Pasuria është një mjet tepër domethënës dhe dobiprurës përderisa gjendet në xhepin dhe dorën tone por kur ajo futet në zemër është e dëmshme. Ne jetojmë në shekullin e 21, por edhe pse Ebu Bekri jetojne në shek e 7, kemi për të mësuar shumë prej jetës së tij, se pasuria fitohet me mjeshtri, shkathtësi, ndërsa shpenzohet sipas modelit dhe meditimit në menaxhimin e pasurisë personale. Kujdes, pasuria dhe femijët janë zbukurim i jetës, thot Kur’ani.