Ju nuk keni dashur të bëni gjënë e gabuar. Asnjëherë nuk keni menduar se do të përfundoni kështu. Gjithmonë keni pasur ndërgjegjen tuaj.
Po çfarë ndodhi?
Ju përjetuat lëndime, poshtërime, degradime, shkelje, përjashtim nga puna, pandershmëri, tradhti, manipulime, frikësime, ndjenjë të pavlefshmërisë dhe të qenurit i keqpërdorur. Ju i keni provuar të gjitha këto bashkërisht ose disa prej tyre, ose ato gjëra që janë të mjaftueshme sa për t’ju bërë të ndiheni sikur keni nevojë të shkëputeni nga burgu që dikush ju ka mbajtur brenda.
Kjo dëshirë për të qenë i lirë në fillim ishte e justifikuar. Pasi ju ishit qenie njerëzore, jo e keqe. Në atë moment, kur u ndjetë sikur ishit në qoshe, mbyteshit dhe nuk mund të duronit më, është ai moment që ju i thatë vetes për herë të parë, që do të bënit atë që do t’iu lumturojë. Se ju nuk do të bënit zgjedhje të diktuara nga ndikimi i dikujt.
Kjo dëshirë për të qenë i lirë ishte si një cunami që shtyp gjithçka në rrugën e saj. Ishte si një tenxhere e zier dhe kapaku i saj thjesht dëshiron të fluturojë përnjëherë. Në atë kohë shpërthyese dhe të pambrojtur, ju nuk mund të dëgjonit madje as britmat e shpirtit tuaj. Zemra juaj dëshironte lehtësim dhe shpirti duhej me patjetër t’ia lironte vendin. Ose kështu të paktën i thatë vetes.
Djalli i mallkuar ndërhyri në këtë moment vendimtar. Ai ju tha se është në rregull të gjesh rehati të padëmshme tek diçka ose dikush. Ai ju pëshpëriti me veset e tij: “Nuk je duke bërë diçka të gabuar. Je thjesht një njeri, prandaj gjithçka është në rregull”. Dhe mbase nisi si diçka e pafajshme. Si një lloj mundësie për të marrë frymë lirshëm, kur pjesa tjetër e jetës ndjeu sikur po mbyteshe. E si mund të gaboni nga dëshira për të marrë frymë lirshëm?!
Por ai qëllim fillestar i mirë dhe vetëm njerëzor, nga një hap i vogël u bë një seri hapash të shpejtë dhe të pakontrolluar, madje një migrim, pa dijeninë tuaj, larg Allahut. Ndërgjegjja juaj, ndërsa ishte akoma gjallë, ishte në koma. Shpirti yt ishte aty. Ju ende ishit në fazë kur faleshit dhe luteshit. Por ju nuk mund të ndjenit më. Ose edhe nëse mund të ndjenit një dridhje të vogël shpirtërore, nuk mund ta lejonit atë dridhje të bënte të ndryshonit drejtim. Djalli, dhe përfundimisht ju, filluat t’i thoni vetes që nuk mund të ndihmoheni, që jeni mbërthyer kaq keq.
Lidhjet për gjërat e gabuara veçse u formuan. Varësitë u formuan, gjithashtu. Ju tashmë u ngurtësuar keq. Disa herë, diku aty kishte një lloj arratisje, që ju bënte të ndiheshit fajtor, por filluat të gënjeni veten se Allahu e kupton gjendjen tuaj. Ju filluat pastaj t’i thoni vetes që nuk mund të ndryshoni. Se vetëm Allahu mund të sjellë një lloj ndërhyrje Hyjnore dhe atëherë ju do të ktheheni në dritë. Dhe kështu ju goditët fundin.
Allahu vendosi t’ju zgjojë ose përmes një ndërhyrjeje brenda zemrës suaj ose përmes një përvoje dhe sprove të vështirë në jetën tuaj që ju tërhoqi mbrapa. Ju e kuptuat që e latë zemrën tuaj të pacenuar ta mbytë shpirtin për një kohë të gjatë. Ju shikonit prapa në spiralen e rënies suaj dhe pyesnit veten çuditshim: “Si mund të isha shëndruar në njeri kaq të keq?” Dhe atëherë ju zhvilluat një lloj urrejtjeje ndaj vetvetes duke thënë: “Unë jam i neveritshëm”.
Vetëm në atë gjendje të mbytjes, nën shtresat e një oqeani të thellë, me re të stuhishme sipër, ndërsa e gjeni veten në një vend të vetmuar dhe të errët, Allahu ju thotë:
ۗ وَمَن لَّمْ يَجْعَلِ اللَّهُ لَهُ نُورًا فَمَا لَهُ مِن نُّورٍ
“Dhe kujtdo që Allahu nuk do t’i siguronte dritë, për të nuk mund të ketë asnjë dritë” (Sureja Nur: 40).
Kur askush nuk do t’ju tregojë se çfarë vërtet ju nevojitet, do të jetë vetëm fjala e Allahut dhe drita e Tij. Ky është momenti kur do kuptoni që keni ngatërruar gjithçka. Keni bërë gjëra të këqija dhe të tmerrshme në jetë. Andaj ju turpëroheni thellë, por tashmë i turpëruar para Tij. Moment ky, ku vendosni për të ndryshuar drejtimin për te Zoti, duke kaluar kështu dhimbjet e largimit prej Tij.
Në atë dhimbje qëndron prova se keni besim, keni mirësi në veten tuaj, se nuk jeni të ligë, pa marrë parasysh se çfarë thotë bota apo vetja juaj e thyer.
Dibër, 15.03.2021