Të nderuar qytetarë, shpresojmë që jemi në fund të sprovës së përkohshme me virusin Covid-19. Kjo falë bashkëpunimit dhe përgjesisë të lartë të qytetarëve. Besojmë se e kemi kuptuar edhe më thellë në ndërgjegjen tonë, se sa rëndësi ka pastërtie. Ndoshta ishte thjeshtësi të flisje dikur, por sot u kuptua se çdo herë është prioritet dhe domosdoshmëri. Si çdo rast edhe në çdo kohë, Artan Duka është i gatshëm për punë që kanë si qëllim interesin e përgjithshëm. Punës së sodit ju bashkua edhe Bekim Muça, prandaj sinqerisht ju jemi falenderues dhe mirënjohës. Ata pastruan sot për Allah. Ju lutemi në veçanti atyre mjeshtërve që merren me meremetime të kenë kujdes se ku hudhin materialet inerte. Ne çojmë punë të bereqetshme, por e duam atë të paqme duke respektuar sadakanë e tjetrit.