Është udhëtimi më i bukur që i ka ndodhur ndonjë njeriu në historinë e njerzimit. Nuk ka njeri tjetër që është nderuar me një udhëtim të tillë, siç u nderua i Dërguari as. Allahu xh.sh. thotë: ”Pa të meta është Lartëmadhëria e Atij që rrobin e vet e kaloj në një pjesë të natës prej Mesxhidi Haramit (Qabes) gjer në Mesxhidi Aksa, rrethinën e së cilës ne e kemi bekuar.” (El-Isra 1).
Këtu, fjala “nata”, është simbol i dy gjërave: Koha kur besimtari ndihet më pranë Zotit të Madh dhe koha kur të dashuruarit në adhurim janë të dalluar në prani të të Madhit Zot.
Puna në sy të njerëzve është mundësisht e përzier për ndonjë qëllim vetanak, lusim Allahun që të na mbrojë prej tyre. Ndërsa adhurimi i natës është adhurim i të dashuruarve marëzisht në Atë (Allahun) që ka derdhë dashuri në zemrat e këtyre besimtarëve. Ndërsa nata, për njerëzit e argëtimeve është simbol i shthurjes dhe epsheve.
Fjala ”robin e vet” në ajet flet se sa afër vetes e afroi Allahu Muhammedin a.s, sa lartë e ka ngritur figurën e tij, çfarë udhëtimi i mundësoi në shoqëri të melekut Xhebrail a.s. të ngritet mbi shtatë kate qiej, vende ku syri, mendja dhe logjika stagnojmë, në atë që kanë parë nga bukuria më e skajshme nga ajo që ne e quajmë më të bukur, dhe nga më e frikshmja nga ajo që ne e njohim si të frikshme dhe kërkojmë mbrojtje në tokë.
Përsëri Allahu e quajti robin e Vet. I Dërguari kuptoi sa herë të arrinte suksese, fitore, ngritje, çlirime, jetësime të asaj për të cilën sakrifikoi, emigroi, u ngarkua me shpifje nga të zotët e gjuhës etj. Ai duhej të tregohej modest ndaj Zotit, e Ai të ngrit atje ku nuk mund të të ngrit askushi, me asnjë mjet bashkohor, edhe sikur të gjitha të bashkohen, sado të kushtojë matrealisht, edhe sikur të shpenzosh të gjitha pasuritë e botës;
Do ta duan zemrat e besimtarëve të devotshëm, por do të flasin me admirim, respekt edhe ata që nuk të besojnë por lartë vlerësojnë personalitetin e Muhammedit as. Kurse për të tjerët që në zemër kanë sëmundje të ndryshme janë lehtësisht të lexueshëm se e kanë nga mendjelehtësia, vetpëlqimi, dëshira për tu pëlqyer nga ata që kanë pushtet e pasuri e kursesi as vet nuk i besojnë asaj që vet thonë.
3. Edhe pse Muhammedi a.s. pa atë që syri nuk e ka parë, veshi nuk e ka ndëgjuar, mendja s’ja ka marë, përsëri lutej dhe na mësoi të lutemi duke thënë:
1. ”Më bashko me të mirët”! (Jusuf: 101)
2. ”Më mundëso që të të falenderojë për të mirat e Tuaja” (En-Neml: 19)
3. ”Të bëjë vepra të mira që Ti i pëlqen (”En-Neml:19)
4. ”Më bëj të vdes si musliman” (Jusuf: 101)
Gjatë udhëtimit me Xhibrilin a.s. për në xhaminë Aksa, Pejgamberi a.s. kaloi nga mali Turi Sina, mal ku Musai a.s. bisedonte me Allahun xh.sh. Ai kaloj nga Betlehemi që është vendlindja e Isait as. Ai kaloi nga vendi i Ibrahimit a.s. dhe Ismailit a.s. kur kaluan nga Palestina në Meke. Muhammedi a.s. pa vendet e pejgamberëve të dalluar, vendlindjet e tyre, vendet ku ata kishin vepruar e Allahu xh.sh, Muhammedin a.s. dhe mbarë njerzimin në Kuran e ka lajmëruar.
Kemi edhe shumë e shumë urtësi të pa fundme për të gjithë ata që duan urtësinë, për ata që duan të eksplorojnë vendet e njerëzve të dalluar, të kuptojnë rrethanat ku kanë vepruar, tu behet e qartë se të Dërguarit e Zotit ndërtojnë ura lidhëse mes të zgjedhurve të Zotit, vendeve të tyre, veprimtarisë së tyre të sinqertë, si dhe ditari i përcjellur ndër breza për të devotshmit, që është Kur’ani. Libri në të cilin nuk ka dyshim se është shpallje e Zotit dhe udhëzim për të devotshmit.