-Muhammedi as gjatë jetës dhe veprimtarisë së tij pati sprova nga më të rëndat vetëm se ti jap fund misionit Pejgamberik. Nuk donin një Zot që udhëzon njerëzit, as për Zot që flet për vlera shoqërore, as për Zot që flet për ushqim të shendetshëm dhe pie që rruajnë dinjitetin e njeriut, thjesht ata deshën një Zot i cili ekziston, por ska hyse në jetën e banorëve të tokës. Ata thonin: Edhe më keq, nëse Zoti i”Muhammedit” na këshillon çfarë duhet shpenzuar nga një pjesë e pasurisë për të tjerët. Mos o Zot nese fliste se si duhet fituar pasuria. Nëse nuk dorëzohet menjëherë do përballet me sanksione ekonomike dhe shoqërore:
1. Ndalohet tregtia me muslimanët, si dhe bojkot me të gjithë ata që tregtojnë me ta.
2. Vajzat e tyre janë të prapambetura dhe të pa përshtatshme për familjet e”përparuara”, kështu që ndalohet martesa me ta.
3. Nëse dikush nga muslimanët blen diçka, çmimet të ngriten, mallrat e nevojshme të jenë të vështira për tu blerë.
Këto vendime të nënshkruhen nga kryetarët e fiseve, të cilët proklamonin veten si mbrojtës të besimit të vjetër idhujtar, që rrezikohej nga Islami, dhe marveshja të vendosej në brendinë e Qabes për të proklamuar shenjtërinë e kësaj marveshje si dhe pacënueshmërinë e saj.
Qabeja si vend sigurie, në duart e idhujtarëve të kohës, kthehet në shërbim të vendimeve të ”drejta kombëtare” vetëm për ta mbajtur larg Islamin, fenë e cila poshtëron “besimin e të parëve”, dhe për të mbajtur në jetë një fe sipas bindjes idhujtare, e ajo duhet të jetë fe e cila nuk prek idhujtarinë ose të pranoj që zotrat e ngritura nga vetë njeriu. Si rrjedhojë e kësaj, Muhammedi as bashkë me besimtarët musliman të pranoj këtë marveshje: ”Një vit ata ta adhurojnë Allahun pa me i bërë shok, ndërsa vitin tjetër Muhammedi as bashkë me muslimanët ti adhurojnë zotrat e tyre” të cilët ishin shpikje epshore me rregullat e tyre të lartpërmendura”.
Pse e gjithë kjo luftë psikologjike, ekonomike, sociale kundër Muhammedit as?
Allahu xh.sh. thotë:”Nëse ne ndjekim rrugën e drejtë së bashku me ty, ne me të shpejtë do jemi të DËBUAR nga vendi TONË (El-Kasas 57).
Çdo përparim, zhvillim kulturor dhe ekonomik, nuk ka ardhur lehtë por ka ardhur nga burra e gra të qëndrueshëm dhe durimtarë. Muhammedi as thotë:”Unë jam lënduar në një kohë që nuk lëndohej kush. Jam friksuar kur nuk friksohej kush. Jam ndjerë i uritur kur nuk ndjehej kush. Kam kaluar 30 net, pa pasur në barkun tim dhe barkun e Bilallit asgjë. Ajo me të cilën ushqehesha, ishte diçka të cilën Bilalli mundej ta fshihte poshtë sqetullës për të ma sjellë”.
O i Dërguar i Allahut, ne sot të gjithë jemi nxënës të tu, dhashtë i Madhi Zot edhe pas krizës së virusit Covid-19, që shpresojmë të mos zgjasë tepër sepse jemi të ngutshëm, të dobët, ankohemi tepër, madje një pjesë harojmë atë që përjetojmë, por na u qartësua shpirti të gjithave kur kuptojmë sa të veçanta janë mësimet e tua elementare. Deri dje flisnim për jetën e mundshme në hënë dhe mars, e sot, falë Zotit të gjithë përpiqemi që të shpëtojmë veten dhe të tjerët me vetpërmbajtje, pastërti, durim dhe gjithçka që është në mundësitë tona.
Dhashtë i madhi Zot, në kushte më të volitshme për të gjithë ne, kuptojmë atë që Dërguari i Zotit a.s. thotë:
- Kush tejkalon lakminë e pakontrolluar, do jetë i paharuar para krijesave tjera”
- Kush plotëson nevojat e popullit, Allahu do ti plotësojë nevojat e tij në dynja dhe botën e amshuar”
- Kush dëshiron që të jetë i pasur, le të jetë falenderues ndaj Allahut që Ai tja shtoj
O besimdrejtë, të gjithë ne kemi nevoj për dituri me ndershmëri, bamirësi gjithëpërfshirëse, me njohje të prioriteteve në kohë, fitore me dialog dhe bashkëveprim, pushtet me drejtësi, pasuri me zemërbardhësi dhe vend të lartë në shoqëri e shoqëruar me modesti.
Selamu alejkum