Aty ku arriti iblisi

Shpresojmë që me lejen e Zotit do kemi në dorë një projekt Ramazani, një libër prej ku shpitërat e bindur dhe shpirtërat që na tërheqin vërejtjen nga brenda, do përfitojnë shumë. E gjithë kjo, jo vetëm për pasurim ideor dhe shpirtëror, por e ambalazhuar me kulturë dhe e ofruar në familje e shoqëri si vlerë Kuranore me të cilën ngjyrim, i Gjithëmëshirshmi ka ngjyrosur njeriun.

O njeri, mendo të lutem, por mos u ndal vetem te aprovimi i mendimit, por së bashku të veprojmë me urtësi si një trup i vetëm, për hirë të vlerave tona kulturore, për hirë të shpresës të gërshetuar me vepra të mira. Mendimi pa vepra është e njejtë si një shpresë vetëm për ngushëllim. Vepra për hirë të bindjes reale në vlerat Islame dhe jo kursesi si trashigimtar i verbër i fesë pa kuptuar filozofinë e saj.

Iblisi sipas burimeve të Islamit nuk qe krijesë e mallkuar, nuk qe i nxjerur nga mëshira e të Gjithëmëshirshmit. Bile aq shumë u ngrit dhe u avancua, saqë u hyri në grupin e melekëve të lartë që adhuronin Zotin pa lodhje e mërziti.

Tash: Vjen nji krijesë e re e thotë dikush:” Do jetë mëkëmbës në tokë, kjo krijesë e quajtur njeri”! Si do ndjeheshe e si do reagoje, si do arsyetoje vetveten?

A thua nuk është e nevojshme që për të mos u hapur rrugë debateve të lodhëshme, dikush të luaj rolin e fetarit, atdhetarit, të diturit, të pëkatësisë së lindjes ose perëndimit, ti thërasim shpirtit e mendjes, ti thërasim vetëm të sinqertit, pa ndonjë përkatësi që krijon superioritet mbi tjetrin?

A do të vazhdojmë sinqerisht:

  1. Me shkollim dhe vetëm shkollim, pa politizim dhe me standarde më bashkohore?
  2. Me kuadër me meritë dhe jo vetëm pse ka ndonjë bindje të caktuar?
  3. Me ndershmëri, fisnikëri, përgjegjësi në detyrë dhe jo keqpërdorim e arsyetime magjistarësh?
  4. Me institucione për shërbime dhe jo që tju shërbejmë?
  5. Me Fetarë dhe jo afetarizëm. Me prioritete dhe fleksibilitete dhe jo gjëra që i sheh ty si të “vërteta” subjektive?
  6. Me familje, në plotë kuptimin e fjalës, ku do gjejmë prehje, dashuri dhe nxitje për punë të mira dhe jo vetëm që tregojnë përkatësi?

Pyetjet janë të shumta, të lëmive të ndryshme, por kur ndahet përgjegjësia dhe amaneti, gjithçka kryet me dashuri, mirëkuptim dhe bashkëpunim.

Mos ndodh të vjen dikush e thotë se: ”Sot e tutje ky është kuptimi i jetës, fesë, kulturës, punës, shërbimit, lirive njerëzore dhe familjes”. Të gjitha këto sipas një bindjeje vetanake, epshore, imponuese etj.

Mos harojmë, Iblisi ishte në mes të melekëve, krijesave më të dalluara të Zotit, por ajo që shfaqte nga ajo që e fshehte solli kolaps ideor, institucional, ekonomik, kulturor, fetar, deri në shkatërim të vetvetes.