Thënie zemre

Sot më: 21.11.2020

-“E kemi të patjetërsueshme, është detyrë e jona dhe e besimit, që të bëjmë përpjekje maksimale për të ruajtur vlerat e familjes, motivim për të pasë një rini që qëndron larg veseve” ndër të tjera tha Presidenti i Republikës së Shqipërisë: Ilir Meta.

-Qëndruam pran varrit të Said Najdenit, vlerë kombëtare, arsimdashës, njeri i cili vlerat shpirtërore i predikoi në gjuhën e shkruar të pastër shqipe.

-Vizituam edhe manastirin e Mbi gurit, ku kleri saj tregoi një respekt të veçant ndaj mysafirëve në krye me Presidentin Meta. Një nga përfaqsuesit e klerit tha: ” Për të gjithë ne bashkëjetesa, bashkëpunimi ndër fetar është natyrshmëri sepse është kultivuar me vite dhe breza, shumë bukur njohim dhe flasim gjuhën amtare të njëri tjetrit”

-“ Është vërtet një karakteristikë e veçantë, kur viziton objektet fetare sikur ke një qetësi brenda vetes, duhet t’i vizitojmë më shpesh, aty mbretëron qetësia shpirtit dhe pushon mëndja”-tha Presidenti i Republikës së Shqipërisë: Ilir Meta.