A jemi vërtetë dëshmitarë

Ajet:” …për të qenë dëshmitar ndaj njerëzve…” El-Bekare 143

•A i ke zgjuar të pavëmendshmit, me sinqeritetin, shërbimin, pa anshmërinë, qëndrueshmërinë tënde profesjonale dhe qytetare?

•Nëse thellësisht do që Allahu të të lehtësojë momentin e takimit me melekun e vdekjes, a ke vendos siqerisht që pas faljes së namazit, me fjalët e tua të kesh komunikim të sinqertë e të argumentuar me njerzit?

•Nëse do llogarri të lehtë para Allahut, a do kujdesesh që të mos ngarkosh llogarinë e tjetrit pa argument lëndor?

•Nëse do që dikush të të besojë se vertet je i kënaqur me mundësitë e tua profesjonale, dhe se nuk pretendon pasurinë haram, a do doshmosh se vertetë nuk dëshmon me asgjë,para ndonjë autoriteti të caktuar me dëshmi të rejshme?

•Nëse e do sinqerisht xhenetin, që është vend i fryteve të shëndetshme, ujrave të pastër, shtëpive të bukura, tokës që i vjen era misk, djelmoshave të shërbyeshëm, nëse nuk mund ndoshta të kontribosh, a ka mundësi që të tjerët të jenë të sigurtë nga uzurpimi, tjetërsimi, keqmenaxhimi i pasurisë publike  nga ty?

•Nëse vertet do shoqërimin tënd në Xhenet me Muhammedin a.s, përpiqu të largohesh nga kjo jetë siç u largua i Dërguari i Allahut, pasi ndëgjoj nga 120 mijë të pranishëm se: as në nder, as në trup, as në pasuri askënd nuk kishte dëmtuar, misjonin e tij e përmbushi dhe për dynjanë tha se  vërtet e ka lodhur e do të pushojë pranë mëshirës së Allahut, dhe jo ti kemi lodhur të tjerët në dynja, e të shpresojmë se na pret rahmeti i Tij, pa mos me ndodhë ajo që i Gjithëdieshmi ka thënë: Ajet:”E kush punoj ndonjë të mirë, që peshon sa GRIMCA, atë do ta gjejë. Dhe kush punoj ndonjë të keqe, që peshon sa GRIMCA, atë do ta gjejë.” El-Zelzele 7-8