-Një herë Musai a.s e pyet Allahun e Lartëmadhëruar:” O Zot unë jam i bindur se Ty je i Gjithëmëshirshëm, por dua ta di përse do ketë njerëz që i hudh në Ferr, Ditën e Llogarisë, kjo nuk i ka hie Mëshirës tënde?!”
-Allahu u Lartëmadhëruar i tha Musait as:” O Musa, shko dhe mbëlidhi ato kokra tek ajo pema” -Pasi Musa as pranoj, dhe e kreu me sukses detyrën, Zoti përsëri ju drejtua:” O Musa, a i mbëlodhe të gjitha kokrat?” “Po o Zot pos disave”- tha Musa a.s. “Përse i le pa mbëledhur ato disa kokra O Musa?”- e pyeti Zoti. -“ Sepse janë të padobishme, të kalbura, dhe nuk hynë në punë”- tha Musa a.s. Allahu i Lartëmadhëruar i tha Musait a.s.”O Musa, unë i afatizova të gjithë, kush besoj, e veproj drejtë shpëtojë, e kush e humbi veten, është sikur ato kokrat që nuk i mbëlodhe ty, prandaj do hudhen në ferr”
•Kupto serozisht peshën dhe rëndësinë e besimit, veprimit të mirë, këshillave të ndërsjella në të drejtë, dhe qëndro parimor mbrenda të gjitha mundësive serioze për të mos qenë në dy jetët sikur “ kokra e kalbur”
•Pyet për atë që nuk di, mëso nga praktikat e atyre vendeve, popujve që janë më të demokratizuar, në këtë rast më besimtar, pasi të kesh kuptuar realitetin mos ndjek epshe, kokfortësi, vetpëlqim, pasi kjo nuk i bën mir shëndetit të ardhmërisë së vendit dhe popullit tënd, mos u bër si “kokra e kalbur”
•Nëse esenca e demokracisë është që të pëfaqsohesh nga vullneti i popullit, mos e shit, mos e keqpërdor, mos tjetërso dëshminë përmjet Votës pasi ska si të jesh ndryshe pos sikur “ kokra e kalbur”
-Ajet: ”O Zoti im, unë i thirra popullin tim NATËN e ditën, por thirrja IME vetëm va shtoi ikjen.” Nuh 5-6
-Nuhu a.s, i zjedhuri i Allahut, i palodhshëm në thirrje vetëm pse thellë e dinte se çështë vuajtja në amshim, përpjekjen e së cilit e dëshmon Allahu në Kur’an, prandaj përmendet njiherë nata para ditës, përsëri Nuhu a.s fajin e mer mbi vete e thot:”…thirja ime va shtoi hikjen.”
Të lutem, më thuaj parimet që ti i thërret nga mimberi, nga foltorja e mitingut, nga emisjoni debativ, nga pozitat e detyrat që i ke përcaktuar, etj. A mund të jet si pasojë e” thirrjes tënde të fshehtë kur nuk je në syrin e popullit apo je i sinqertë?
-Ajet: ”O populli im…adhuroni Allahun, kini frigërespekt prej Tij, dhe vetëm mua më ndëgjoni.” Nuh 2-3