Kujdes, mund të ndodh

-Enesi i biri i Malikut ka thënë: ” Toka për çdo ditë të re më thotë: O bir i Ademit, shëtitesh mbi mua, mos haro do futesh në barkun tim. Nëse je i pakujdes’shëm dhe qesh mbi mua, do të qash në mua. Nëse lumturohesh mbi mua padrejtësisht, do të vuash në mua me drejtësi. Han, haramin mbi mua, do hahesh në mua. Bëhesh mendjemadh mbi mua, do të jesh tepër i dobët në mua. Shëtitesh në dritë si mëkatar mbi mua, do mbesësh i poshtruar në errësirë në mua. Shkon në shoqëri të korruptuar mbi mua, do përfundosh i vetëm në mua.”

  • Çfar na udhëzon Pejgamberi a.s?
    •” Nuk do keni besim të shëndosh, derisa nuk do jeni bujar. Nuk do të jeni bujar, derisa nuk do jeni besimtarë të sinqertë. Nuk do të jeni besimtarë të sinqertë, derisa nuk janë të sigurtë njerzit nga malltretimi me gjuhën tënde, dhe derisa nuk përpiqesh të fitosh dituri. Nuk do të konsiderohesh i ditur, derisa të veprosh sipas diturisë. Nuk ke për të vepruar sipas diturisë, derisa nuk largohesh nga vetpëlqimi. Nuk largohesh nga vetpëlqimi, derisa nuk vazhdon me modesti. Nuk do jesh modest, derisa nuk ke besim dhe frigërespekt. Nuk do kesh frigërespekt ( ndaj Krijuesit) derisa të tjerët nuk njohin vlerën dhe rëndësinë tënde. Nuk do ndjehet vlera dhe rëndësia jote, deri sa nuk flet me urtësi.