Çka u bë me ju

-Iblisi i mallkuar e dërgonte ushtrinë e vet tek shokët e Pejgamberit a.s. Mirëpo ktheheshin me tabakë të zbrasta, pa kurfarë suksesi, sepse nuk mund të ndikonin te shokët e Pejgamberit a.s. Iblisi i thoshte:” Çka u bë me ju? A nuk mund të ndikoni tek ata njerëz? Pastaj u thoshte të presin pak se ndoshta do t’u hapen të mirat e kësaj bote, atëherë do arijmë atë për çka angazhohemi.

-Medito të lutem:
•”…ktheheshin me tabakë të zbrasta..”
-Këtë e sqarojmë me dy ajete Kur’anore: ”…Pasha Allahun, ju e dini se nuk kemi ardhur për të bërë shkatërime në tokë dhe nuk jemi -vjedhës. Jusuf 73
• Ajet: ”O ju që besuat kur bisedoni mes vete fshehurazi mos bisedoni për çka është mëkat, armiqësi dhe kundërshti… por bisedoni për punë të ndershme e të matura, dhe kini frigë Allahun, te i cili do të tuboheni. ” El-Muxhadele 9
-“… ndoshta do tu hapen të mirat e kësaj bote…”
• Shkatrimtarë në tokë.
•Vjedhës
•Injorues të bindjes Islame, pasi kështu e kanë më të lehtë të përhapin paturpësi.
•Në fshehtësi, pa marë parasysh në çfar niveli të institucjoneve apo dëshmive përse ekzistojnë, bisedojnë, unifikohen për mëkate, armiqësi, kundërshti, pa pikën e turpit, se njëllosin dinjitetin e qënjes njerëzore, shkatërrojnë, familjen dhe ç’rregullojnë rendin në tokë.
-Agjërim të pranuar, lutje të ndëgjuar, mëkate të falura. Falenderimi i takon Allahut që shpalosi në Kur’an kurthet e propaganduesve të “ rendit”