Do të doja mos të kisha hyrë

-Padyshim Muhammedi a.s, është dhurata më e çmuar për njerzimin, kuptohet për ata që dëshirojnë të dijnë dhe të udhëzohen drejt Dhuruesit të begative. Muhammedi a.s ka zjedhur çdo herë më të lehtën, vetëm për mos i vështirsuar njerzit, në veçanti ndjekësit e gjurmëve të tij.

-Kur muslimanët morën Mekën, Pejgamberi a.s hyri mbrenda ndërtesës së Qabes, dhe fali dy rekate. Kur doli, dukej i mërzitur, dhe Ajshja r.a., e pyeti mbi shkakun se përse është i mërzitur, sidomos kur u bashkuan dy gjëra; çlirimi i Mekes dhe falja e dy reqateve në brendësinë e ndërtesës së qabes?!- Ai, mëshira për botrat, vula e përsos’shmërisë të vlerave univerzale, adhuruesi shembullor, Muhammedi a.s tha:”Kam frigë se do t’i lodh muslimanët me këtë që veprova, do të doja që mos të kisha hyrë.”

•Muhammedia a.s, frikësohej se mos ndoshta muslimanët që do të vizitojnë Qaben, do mendojnë se hyrja në ndërtesën e saj është obligim, kështu krijon, vështirësi dhe rrëmujë.

•Të hysh në ndonjë institucjon të caktuar, mos e konsidero aritje të madhe, nëse njerzive që ju shërben, nuk u krijon lehtësime si dhe tejkalim të vështirësive.

•Adhurimet, krijojnë ura lidhëse, çlodhje, qetësi, kursesi neveri, vështirësi, rremujë.

•Muhammedin a.s, e kënaqte përpjekja në rrugë të mbushjes së zemrave me kënaqësi, gjithashtu i quajti besimtarë më të dashur ata që mbjellin kënaqësi, në zemrat e njerëzve.

-Muhammedi a.s thot:”Shpesh herë filloj të falem, me qëllim që të lexoj sure të gjata. Por kur ndëgjoj të qarat e foshnjeve, e shkurtoj namazin, ngaqë më vjen keq për nënat e foshnjeve.”

-Sikur sadopak të kishim mëshirë si Muhammedi a.s, për qetësinë e zemrave të nënave të foshnjeve, nga shqetësimi për shkak të të qarave të fëmijve të tyre, shumë më pak lotë në botë, fare beteja trishtuese, më shumë ekonomi të drejtë e barabartë, fjalor më human e njerëzor, e kursesi ndryshe.

•Muhammedi a.s në namaz qetësohej, e ka dashur dhe përjetuar sikur ai, por jo në shkëmbim të lotit dhe shqtësimit të zemrave.