Këta sot apo ata të Kur’anit

-Ajet: ”Ai (Jusufi) tha: ”Më cakto mua përgjegjës të depove të vendit, unë jam besnik i dijshëm”

Medito të lutem:

•Jusufi a.s, i dërguar i Allahut, por edhe pjesmarrës në pushtet, qëndrimet  sot e nuk e di deri kur për fenë e shtetin janë të huaja për Islamin, mbi të gjitha vullneti i popullit.

•Në kohë të vështira dalin në shesh cilësitë e besimtarit, Jusufi a.s kishte vite pa parë familjarët pasi ishte larg vendlindjes, ai i dha përparsi shpëtimit të popullit nga kriza e thellë që do kaplojë.

•Sa herë kur e kërkon nevoja duhet kërkuar njerëz cilësor, pasi moskujdesin dhe lakmitë vetanake do i vuan populli etj.

-Aliu i biri Ebu Talibit, shok, nxënës i Muhammedit a.s ka thënë:”Nuk është jetim ai që ska nënë e baba, por jetim është ai që ska dituri dhe edukatë”

-Ebu Derda, shok i Muhammedit a.s ka thënë: ”Kërkoni dituri! Nëse nuk kërkoni dituri, atëherë duajini dietarët! Nëse nuk i doni dietarët, atëherë mos i ureni ata!”

-Ebu Hamid El-Gazali, ka  ndrruar jetë  në vitin 1111, ka lënë mbi 200 vepra të pavdekshme. Thotë: ”Dije o Pushtetmbajtës, se ti je një krijesë, edhe ty ke një Krijues, së pari ta kuptosh, o Pushtetmbajtës, dhe ta dish rrezikun e tij(pushtetit)! Sepse pushteti është begati, dhe ai që sundon me drejtësi, do arrijë lumturi të pa fund, pas së cilës nuk ka lumturi tjetër.”

“O Pushtetmbajtës, nuk duhet të jesh i kënaqur vetëm me hekjen dorë nga zollumi dhe padrejtësia, por poashtu duhet ti edukosh punonjësit, shoqëruesit qeveritar, përfaqsuesit kurrë të mos kënaqesh me zollimin e tyre.” -Transmeton Abdullahu i biri i Abasit se Muhammedi a.s, një ditë ka ardhur dhe është kapur për hallkë të portës së Qabes. Në Qabe ishin disa pari të fisit kurejsh. Muhammedi a.s u drejtua dhe tha: “O zotrinj kurejsh! Trajtoni qytetarët dhe idhtarët tuaj me tri çështje: 1.Kush prej tyre kërkon mëshirë, atëherë keni mëshirë ndaj tyre. ” 2.”Kush kërkon ta gjykoni, atëherë gjykoni me drejtësi! ” 3.” Veproni ashtu siç flisni! Ai pushtet që nuk vepron kështu, atëherë ndaj tij është mallkimi i Allahut dhe i melekëve! Andaj, prej të tillit Allahu nuk pranon as ndonjë obligim(adhurim)farz(të obligueshëm) dhe as ndonjë vepër