Gjersa shëtitesha në Xhennet

Muhammedi a.s, ka shkelur atje ku askush nga krijesat nuk shkel dot, as njeriu. Vetem pasi të ketë besuar, ruajtur besimin deri në dorzimin e shpirtit, me shpresë që Allahu të ketë pranuar ndonjë punë të sinqertë, e me Mëshirën e Tij, na fut në Xhennet.

-Muhammedi a.s thot: ” Gjersa shëtitesha në Xhennet, hasa në një lum, brigjet e së cilës ishin prej margaritarit me vrima, dhe e pyeta  Xhibrilin a.s: ” Çka është kjo O Xhibril? ” Tha:” Ky është keutheri të cilën ta ka dhënë Zoti yt.” Dhe mëshoi meleku me dorën e tij, e neve na fryu një erë e këndshme”

-Medito të lutem:

•Udhëtime nëpër vende frymëzuese, pranë vetes njeri i cili të tregon për vlerat historike, kulturore, arhitekturore, shkencore etj, e ty e sjell në formën tënde për avancimin e vendit, popullit tënd, kështu shton ambicjen për të rruajtur truallin shekullor, të lutem jo vetëm fjalë pa konkretizim.

•Ambientet e mësimit duhet të jenë mbresëlënëse,nxënësit, studentët e interesuar, pedagogët e pregaditur, investo në ifrastukturën e shkollave, infrastrukturën rrugore, spitalet. Qendra të mjaftueshme, terene sportive të mjaftueshme përse jo në çdo mahallë. Planet e urbanizmit ti shohin këto nevoja, ndoshta në letër po, por kur vjen praktika, mjerim. Ne  synojmë BE-në, atë duhet sjellur këtu për fëmijët tanë, për ndryshe na hikën atje.

•Muhammedi a.s, na tregon edhe për atë se në Xhennet na paska lum, lumi paska birigje, me pak lëvizje të Xhibrilit a.s, na frynka era freski. Kjo na kujton, lumejt, liqenet, natyrën tonë, vende që duhet të shërbejnë për freski, qetësi shpirtërore, ambiente ku mosha e tretë të qetësohet, rrugë modeste nëpër malet që kemi pranë syve tanë, shëtitja nëpër to, na rruan linjat fizike, freskinë psikologjike, qetësinë. Kështu si jemi ndoshta nuk jemi keq, po a jemi mirë?

•Keutherin Zoti ja paska dhënë Muhammedit a.s, a e dini përse? Për arsye se: Muhammedi a.s dha gjithçka nga vetja, me ndihmën e Zotit që ta nxjerë popullin nga erësirat e ndryshme të bindjeve primitive, imoralitetit, shfrytëzimit të tjetrit me pa të drejtë, ndarjeve, përçarjeve, luftërave pa kuptim, analfabetizmit etj.Kur mos haro se i Madhi Zot nuk e humb mundin e askuj, shiko vendet e pastërta, me infrastrukturë, rrend më të lartë shoqëror, përgjesi instituconale, janë joshëse për ne, pasi të tillë e ka krijuar i Madhi Zot natyrën njerzore, prandaj Muhammedi a.s na foli në shumë raste edhe në këtë rast për bukuritë e xhennetit.

– A mundet? Padyshim se po, institucjonet detyrat e veta në maksimum për të përforcuar besimin tek populli, domosdoshmërisht njerëz dashamirës, mirëbërës që detyrën e njohin si adhurim dhe llogari dhënje para popullit, shpërblim nga i Madhi Zot, turpërohem por më duhet ta them: Mjaft dikush u pasurua duke shkretuar, prishur, uzurpuar, vendin.

Ajet: ”Po shumë e keqe është ajo, nëse e dinë se për çka e kanë shitur veten. Bekare 102