-I Dërguari a.s ka treguar korrektesë të jashtë zakonshme ndaj të drejtës së personit, së pari për shkak të fisnikrisë shpirtërore që Allahu kishte derdhur në zemrën e tij, së dyti për shkak të respektit ndaj të drejtës së tjetrit, së treti padyshim kujdesi maksimal i llogari dhënjes para Allahut të lartë madhëruar.
-I Dërguari a.s ishte në shoqërinë e një shoku të tij. Shoqëruesi i Muhammedita.s po pregadiste një deve në të cilën do hipte i Kryepejgamberi a.s. Kur hipi i dërguari a.s në deve e ftoi që bashkë me të të hip edhe shoku i tij i cili qëndroj pas Muhammedit a.s. Shoqëruesi i Muhammedit a.s thot:” Sa herë që i Dërguari a.s dëshironte ta nxis devenë të nxitoj i binte me kamxhik. Në çdo të rënë, kamxhiku më qëllonte edhe mua.” Pas një kohë më pyeti:” Apo mos kamxhiku po të qëllon ty?”
-Po i thash, sakrifikofsha gjithçka për ty o i dërguar i Allahut.
-Kur aritëm në një vend të caktuar, i dërguari a.s takoj një nëpunës, zhvilloj një bisedë me të dhe pyeti për mua se ku jam. Kur unë ju përgjigja, ai më tha:
-“Merri këto bagëti të imta si shpagim për kamxhikët që të kam qëlluar”
-Kur i numrova bagëtitë ishin njëqind e njëzet kokë.
•Dritë e udhëzim për çdo kohë.
•Modestia, thjeshtësia e të dërguarit të Allahut.
•Shfrytësoj momentin e parë për tu shpaguar ndaj bashkëudhëtarit, vet vonesa e së drejtës së tjetrit është padrejtësi.
•Në jetë jemi bashkëudhëtar, një ditë kur nuk do të jemi, dikush me të cilin kemi jetuar, punuar, ndarë përgjesi institucjonale, por edhe gjatë jetës, kujdes, gjurmët që do lamë në shpirtin e tjetrit janë argument në jetë dhe para Zotit të Madh.