Ku është bujaria aty është Zoti

-Muhammedi a.s thot: ”Ti je i vetmi që jep, dhe i vetmi i Lartëmadhëruar”.

-Jemi pranë një feste të dalluar, festa e Kurban Bajramit. Nëse vërtet do ja qepje teshën e kësaj feste dikuj që i ka hije, padyshim u shkon bijve të këtij vendi, veçanërisht dibranëve tonë që jetojnë në SHBA. Në çdo festë Islame, çdo gëzim zemrën e kanë ka vendlindja. Me rastin e festës së sakrificës, Qeram Osmani nga zemërfisnikria e tij dhuron vlerën e 5 kurbanëve dhe ushqim për 10 familje në nevojë. Lusim Zotin që me fisnikrinë e Tij, të fisnikroj zemrat e besimtarëve, si dhe të ruaj kujtimet, dashurinë, mallin për Dibrën te çdo dibran që jeton e vepron në SHBA.