E dua me shpirt atë që do Zoti

-“Aty ku babait tim i bjen koka në sexhde, lagjes ku unë i takoj, aty ku kam kujtimet e mia.” Bashkë qytetari ynë që jeton dhe vepron në SHBA, Avdul Bajro, në shenjë mirësie, mirnjohje ndaj qytetit të vet, fal frymës së bamirësisë që ka nga edukimi familjar, shpenzon nga mirësit e tij matreale në shenjë falenderimi ndaj Zotit, duke e shtruar Xhaminë e Konjarës me qilim të kualitetit të lartë, lyen dhe zbukuron fasadën dhe shadërvanin e saj. Këto mirësi shtëpitë e Zotit, dhe besimtarët e qytetit tonë i kanë nga djemt puntor, bujar dhe fisnik që mallin për dibrën e kanë me vete. Lusim Zotin e gjithësisë që familjet e tyre, miqtë dhe shokët ti begatoj me mirësit e Tija të pashtershme.