Na nxit malli për Dibrën tonë

-“Kam dal në moshë shumë të njom nga qyteti im i Dibrës, thotë njëri nga vëllezërit” Dy vellezërit që jetojnë dhe veprojnë në SHBA, Argëtim dhe Alil Kërkuti, shprehën dëshirën e thellë, që nga djersa e tyre, të lënë gjurmë në Dibrën e tyre, dhe atë në xhaminë e Bajram Begut, çatinë e xhamisë, drenazhë, fazada dhe oborin e saj. Ju jemi falenderues, mirnjohës, por edhe tepër krenar kur mirësia vjen nga djemt që jetojnë në Amerik, por në shpirt kanë lagjen, kujtimet e qytetit të Dibrës. Lusim të madhin Zot që zemrat e tyre të ruajnë freskinë për qytetin e lindjes, Zoti t’ju falë mirësi dhe begati të përjetshme.