Biseda e Pejgamberit a.s. me Iblisin e mallkuar!

Muhamed ef. Egriu

Një ditë Pejgamberi a.s. e pyeti Iblisin:

“O Iblis! Sa miq ke ty prej popullit tim? Iblisi iu përgjigj:

  1. Udhëheqësin e keq
  2. Njeriun me mendjemadhësi
  3. Pasanikun i cili nuk e sheh se prej ku i vjen pasuria dhe ku e harxhon atë
  4. Dijetari i dituri i cili e përkrah udhëheqësin e keq
  5. Tregtarin e keq
  6. Ai i cili bën imoralitet
  7. Ai që ha kamatën
  8. Ziliqarit të cilit nuk i bëhet vonë se prej ku e fiton pasurinë; dhe
  9. Atë i cili pi alkool.

Pastaj Pejgamberi a.s. e pyeti:

O Iblis! Sa armiq i ke ty prej popullit tim? Iblisi iu përgjigj:

  1. Ty je i pari o Muhamed; pastaj:
  2. I dituri i cili vepron sipas diturisë të drejtë;
  3. Hafëzi ( ai i cili e din Kur’anin përmendësh) dhe vepron sipas Kur’anit;
  4. 4. Myezini i cili thërret pesë herë në ditë ezanin;
  5. Fukarai i ndershëm dhe ai që kujdeset për jetimët;
  6. Ai që posedon zemër të mëshirshme;
  7. Ai i cili është modest në emër të Allahut xh.sh.;
  8. I riu i cili zhvillohet (ritet) duke bërë ibadet (namaz);
  9. Ai që han hallall;
  10. Ata që duhen në emër të Allahut xh. sh.;
  11. Ata që falin namazin dhe i bashkëngjiten Imamit në xhami;
  12. Ai që fal namaz kur njerëzit e tjerë flejnë;
  13. Ai i cili ruan veten prej haramit;
  14. Ai i cili bën dua dhe i udhëzon vëllezërit e vet;
  15. Ai i cili mban gjithmonë abdes;
  16. Ai i cili është bujar;
  17. Ai i cili posedon moral të lartë e të mirë; dhe
  18. Ai që përgatitet për vdekjen.

Unë nuk dua shumë të komentoj për këtë hadith sepse gjithçka është e qartë dhe e kuptueshme, por ajo që dua të ta jap si konkludim është që të jemi të kujdesshëm sepse të gjitha veprimet tona vrojtohen prej djallit të mallkuar dhe ai sa herë që ne bëjmë vepra që e hidhërojmë Allahun, ai na konsideron si shokë të tij sepse ai ishte i pari që tërhoqi hidhërimin e Tij, andaj në këtë rrugë të mbrapshtë ai nuk do që të jetë i vetëm por do shoqëri.  Lusim Zotin e Madhërishëm  që të bëhemi prej atyre që na do Zoti e na urren djalli i mallkuar, e kjo është rruga e të dashurit tonë, Muhamedit a.s. Amin!

Dibër, 22.11.2021