Ilmul Ahlak – i autorin me renome Imam Fahrudin er-Razi

(shkëputur nga libri i shpirtit dhe urtësisë  – përshkrimi i zotësive të tyre)

Hyrje dhe komentim nga Profesor M. Saghir Hasan Ma’sumi

Kapitulli i parë shpjegon pozitën e njerëzimit në radhët e ndryshme të ekzistencës. Duke e ditur që është e mundur qeniet të përshkruhen në më shumë se një mënyrë, secila prej tyre shfaq gradën e njerëzimit mes radhëve të ekzistencës.

I. Thuhet, gjërat e krijuara janë katër llojesh:

1. Në grupin e parë janë ata që posedojnë intelekt dhe mençuri, por janë të pastër nga natyra dhe epshi (oreksi) – ata janë engjëjt, karakteristikë e të cilëve është se “ata nuk i bëjnë mosbindje Allahut në lidhje me atë që Ai urdhëron”; Ata i frikësohen Atij dhe Ai është mbi ta dhe ato zbatojnë atë që janë urdhëruar të bëjnë prej Tij”.

2. Të dytët janë ato që nuk kanë intelekt as mençuri, por posedojnë natyrë dhe epsh (oreks), siç janë kafshët e tjera, përveç njerëzve.

3. Të tretët janë ato që nuk kanë intelekt, mençuri, natyrë dhe oreks, siç janë gjërat e pajetë dhe bimët.

4. Tani, meqë të gjitha këto lloje janë përfshirë në ekzistencë, nuk mbetet asgjë tjetër, përveç llojit të katërt. Andaj në grupin e fundit janë ata që posedojnë intelektin, mençurinë dhe gjithashtu natyrën dhe oreksin (epshin), e këto janë qeniet njerëzore.

Meqenëse është pohuar në shkencat racionale se “qenia më e lartë” përshkon të gjitha karakteristikat e mundshme me anë të burimit universal, ky burim kërkon përfshirjen e këtij lloji të krijesës në ekzistencë. Prandaj, Allahu tha: “Ja! Unë do vendos një mëkëmbës në tokë”, në mënyrë që asnjë lloj i mundshëm ekzistence të mos mbetet i privuar nga efekti i shpikjes Sime dhe mirësia e krijimit Tim të parë.

Kur Allahu u shpalli engjëjve: “Unë do të vendos një mëkëmbës në tokë. Ata thanë: A do të vendosësh aty një që do të bëjë dëm në të (dhe do të derdhë gjak)”? Që do të thotë se kur Zoti do të bashkon epshin/dëshirën dhe intelektin së bashku, kjo do të shpërthente në dhunë dhe zemërim deri në përmbushjen e oreksit dhe humbjen e intelektit. Kjo do të shkaktonte shkatërrim në tokë për faj të oreksit, andaj shprehja Kur’anore “(ai) do të derdhë gjak” fokusin e ka te dominimi i zemërimit karshi intelektit dhe jo te rebelimi i engjëjve që ta kundërshtojnë Zotin. Allahu, atje, u zbuloi atyre duke u thënë: “Me të vërtetë, Unë e di atë që ju nuk e dini”.

Edhe pse Allahu e di më së miri, ky fjalim ka më shumë se një kuptim:

Së pari, engjëjt janë intelekt i pastër dhe drita të thjeshta, kështu që prej tyre në mënyrë të pashmangshme vjen Tasbihu (Lartësimi i Zotit), Tahmidi (Falënderimi i Zotit) dhe Takdisi (Pastërtia ((Shenjtërimi) e Zotit).

Ky është lloji i parë i qenieve të krijuara “të cilët posedojnë intelekt dhe mençuri, por nuk kanë natyrë (zakon) dhe zemërim. Motivi për përfshirjen e këtij lloji të parë në ekzistencë nuk është të përfshijë përfitimin e Tasbihut, Tahmidit dhe Takdisit të tyre, përkundrazi, motivin për këto krijesa është gjithë-përhapja e bujarisë.

Kuptimi i Tasbihut, Tahmidit dhe Takdisit qëndron i vlefshëm vetëm për llojin e katërt të ekzistencës, gjegjësisht njeriun. Ky grup (njerëzit) megjithëse përmbajnë shkatërrim për shkak të oreksit (epshit), gjakderdhje për shkak të zemërimit, ata gjithashtu ngërthejnë edhe Tesbih, Tahmidin dhe Takdisin, e gjithë kjo falë intelektit që posedojnë. Angazhimi i tyre me virtytin është më i madh se angazhimi i tyre në ekzekutimin e të keqes .

Së treti, objektet Hyjnore të dijes së Lartë janë në dispozicion të engjëjve, por dëshira për të vërtetën nuk është e disponueshme për ta. Andaj bazuar në premisën se dëshira ka një stacion fisnik, ishte domosdoshmërish e mençur përfshirja e natyrën njerëzore në ekzistencë për të arritur këtë stacion.

Që dëshira nuk është në dispozicion për engjëjt, është shpjeguar mirë me faktin se dëshira nuk perceptohet përveç në lidhjen e saj me një objekt që është i perceptueshëm në një mënyrë të veçantë, por jo i perceptueshëm në mënyra të tjera. Në masë të madhe, ajo që nuk perceptohet nga njeriu në një farë mënyre (nga të gjitha mënyrat e mundshme) ajo nuk dëshirohet prej tij. Sa i përket asaj që ai e ka perceptuar në mënyrë të përsosur dhe të plotë, padyshim që nuk është e dëshiruar prej tij, sepse dëshira është një kërkesë dhe kërkesa e asaj që është në dorë është absurde. Për ta zbërthyer, do marrim një shembull në dy këndvështrime: Dashuria mund të zhvillohet në dy mënyra. E para është si rasti kur ai (dashnori) e sheh të dashurën, dhe përshtypja e formës së saj mbetet në imagjinatën e tij, pas zhdukjes së saj. Kështu që shpirti dëshiron të transmetojë përshtypjen nga bota e imagjinatës në botën e perceptimit të ndjenjës. Së dyti, ai shikon fytyrën e të dashurës së tij, por nuk i ka parë pjesët e tjera. Ai, pra, dëshiron të zbulojë për veten e tij atë që ai nuk e ka parë akoma. Kur ta keni kuptuar këtë shembull, ne themi:

Sa i përket llojit të parë të dëshirës, kjo është e mundur vetëm për atë që kupton diçka pas zhdukjes së saj. Kjo nuk ka të bëjë me engjëjt, pasi gjithçka që dihet për engjëjt është përjetësisht e pranishme dhe e lirë nga natyra e fuqisë dhe aftësisë. Prandaj, njohuritë e tyre nuk ndryshojnë për shkak të indiferencës dhe as prezenca e tyre nuk ndikohet nga zhdukja. Ky është kuptimi i shprehjes së Allahut të Lartësuar ku thotë: “Ata e lavdërojnë (Allahun) natën dhe ditën; ata nuk lodhen aspak”. I njëjti është edhe kuptimi i shprehjes së Profetit: “Me të vërtetë, ka disa engjëj që qëndrojnë në këmbë dhe nuk përkulen, dhe ka disa të tjerë që vazhdojnë të përkulen dhe nuk gjunjëzohen”. Prandaj, është e pamundur që ata të kenë dëshirë të llojit të parë sepse atyre nuk iu zhduket dhe humbet asnjë. Ata i kanë të gjitha dëshirat pa përjashtim.

Sa i përket njerëzimit, të dyja llojet mund të shfaqen te ato për aq kohë sa njerëzit kanë aftësi për objektet Hyjnore të dijes. Që të dy llojët, përkundrazi, dukshëm janë të nevojshëm për të gjithë gnostikët.

Lloji i parë është i domosdoshëm, sepse çështjet Hyjnore, të cilat, megjithëse u shfaqen gnostikëve në një mënyrë jashtëzakonisht të qartë, të gjallëruar dhe të ndriçuar, ato janë të kombinuara me përzierjen e imagjinatës, sepse idetë nuk vazhdojnë në këtë univers, por ato mbeten të lira nga imazhet dhe fantazmat, të cilat, në fakt, errësojnë ndriçimin e objekteve të dijes.

Profeti i bekuar, ka thënë: “Vërtetë vuajtja më pushton zemrën; dhe me të vërtetë unë kërkoj faljen e Allahut shtatëdhjetë herë çdo ditë”.

Përsosja e imagjinatës merret vetëm në botën tjetër ku mendimet zhduken dhe fantazmat bëhen absurde. Ky është lloji i parë i përmallimit për Allahun e Madhërishëm.

Ju duhet ta dini që lloji i dytë i përmallimit nuk njeh kufi. Sikur gnostiku të ishte krijuar në fillimet e origjinës së Universit dhe të vazhdonte deri në kohët e tanishme, dhe të udhëtonte me shpejtësinë më të lartë nëpër notat e objekteve Hyjnore të dijes, për më tepër, ai të kishte fluturuar rreth Fronit të Mbizotëruesit (Allahut) më shpejt, dhe të vazhdonte në këtë gjendje deri në Kohën e Fundit (Kiamet), të njerëzve të Xhenetit dhe njerëzve të Ferrit, ajo që do të ishte arritur nga udhëtimi dhe fluturimi i tij do të ishte kufizuar dhe gjithçka që do të kishte mbetur jashtë mundësive të tij, do të ishte e pa kufizuar. Kur kjo është çështja, është e qartë se lloji i parë i dëshirës për Allahun shumë shpesh do të zhdukej në Botën tjetër. Lloji i dytë i dëshirës, ​​megjithatë, nuk do të pushojë, përkundrazi, sa herë që udhëtimi do të jetë i ashpër dhe sforcimi rritet në vëllim, dëshira do të jetë më e madhe, dhe etja më e fortë dhe më e madhe.

Vazhdon…

Dibër, 04.03.2021