Mr. Nasuf ef. Strikçani
Transmetohet nga Ebu Hurejre r.a. se ka thënë Pejgamberi a.s.:
„Para ditës së gjykimit do të vijnë vite të renës dhe lajthitjes, kur gënjeshtarët do të trajtohen si të drejtë, e të drejtët si gënjeshtarë, kur njerëzit do të besojnë në gënjeshtarët dhe nuk do të besojnë në njerëzit e drejtë, kur fjalën do ta mban „ruvejbida“. E kanë pyetur kush është ruvejbida? Është përgjigjur: Ai është njeri i marrë, i cili do të flasë në emër të interesit të të gjithë popujve“.
Flet për kohën kur nuk do të matet nderi, ku njerëzit në numër të madh nuk do të jenë me principe dhe prej njeriut do të ngrihet njerëzorja dhe trimëria. E keqja dhe prishja do të jenë prezente në të gjitha strukturat njerëzore dhe mes relacioneve njerëzore, në politikë, ekonomi, arsim, kulturë etj. Në gjithësi do të dominojë gënjeshtra, padrejtësia, kriminaliteti, korrupsioni, imoraliteti dhe shumë sjellje devijante. Njerëzit e prishur do të marrin pamje, sepse do të jenë të kapur pas udhëheqësisë dhe pas pasurisë popullore, e ata të ndershmit dhe të moralshmit do të jenë pa vlerësuar dhe të larguar.
Kur e keqja do të duket e mirë, kurse e mira do të duket e dëmshme
Hadithi flet për kohën tonë. Ne jetojmë në kohën që janë shkatërruar rregullat e të vlefshmes, në kohën kur gënjeshtarët më të mëdhenj, njerëz pa mend, pa trimëri, pa mëshirë dhe moral, udhëheqin me botën; të cilët përveç forcës dhe udhëheqësisë politike, duke uzurpuar dhe duke vjedhur pasurinë botërore, në duart e tyre i mbajnë edhe gazetat botërore për të krijuar mendime të forta, për të mbajtur udhëheqësinë dhe për të shkatërruar njerëzinë.
Pra hadithi nuk flet për kohën kur gënjeshtari do të behët i mirë dhe i drejtë dhe se njerëzit do ti besojnë, dhe assesi se i drejti do të bëhet gënjeshtar dhe do të humbet kredibiliteti. Gënjeshtari do ta shfrytëzon fuqinë dhe pozitën e tij dhe fuqinë e mediumeve që ti plason gënjeshtrat dhe mendimet e tij të lajthitura dhe të devijuara, kështu do ti reklamon si të vërteta dhe vlera njerëzore. Mediumet do të reklamojnë lloje të ruvejbidave (i marrë që flet në emër të popujve-gënjeshtar) dhe të prishurit të cilët në çdo vend do ti plasojnë mendimet destruktive dhe jo morale, ndërsa dijetareve dhe të moralshmëve do tu shkurtohet fjala të cilët do të plasojnë të vërtetën dhe të moralshmen. Për atë në kohën tonë nuk mund askush ti quan me emrin e vet sionistët- si okupatorë, fashistë, por ata quhen politikanë legalë të formuar në Izrael të cilët e udhëheqin terrorizmin në botë, e ushtria e tyre quhet fuqi ushtarake, e në anën tjetër forcat çlirimtare palestineze në të gjithë mediumet botërore quhen militantë dhe terroristë. Gjithashtu edhe ushtarët çlirimtarët të Irakut, Afganistanit, Çeçenisë etj. quhen militantë dhe terroristë, ndërsa okupatorët e tyre që i dogjën vendin e tyre, ua uzurpuan pasuritë e tyre, vranë miliona civilë quhen forca legale ushtarake. Sot ata që bëjnë shkatërrim në tokë veten e quajnë njerëz të sigurisë, paqedashës, kurse ata që e përhapin të vërtetën, që me të vërtetë janë për paqe, drejtësi dhe moral, quhen shkelës dhe shkatërrues të qetësisë dhe paqes. Këto shkatërrimtarë me propagandën e tyre duken si Faraoni i cili pretendonte dhe e çmonte veten për udhëheqës të drejtë, reformator dhe mirëbërës, kurse Musain a.s. e ka quajtur gënjeshtar, duke thënë:
“Faraoni tha: më lini mua ta mbys Musain, e ai le të thërrasë Zotin e vetë, pse unë kam frikë se po ua ndryshon fenë tuaj, ose po nxitë trazira në vend” (Sureja Gafir: 26).
Nuk është çudi që përmes rrugës së mediumeve reklamohet dhe promovohet çfarëdo lloj dëmi nga alkooli, dhe deri te çdo lloj forme jo morale siç është imoraliteti (homoseksualizmi), që në kushte normale është prishja më e keqe e moralit, çmenduri që në kohën e sodit është grada më e lartë e të drejtave njerëzore, e drejtë kjo që manifestohet në shumë vende në botë.
Hadithi i parë nuk flet për budallenjtë që e udhëheqin botën të cilët do të flasin në emër të popullit, por edhe për ata myslimanë që flasin për islamin me pa dije, edhe për ata që bëjnë përçarje mes myslimanëve, të cilët me sjelljet e tyre e shkatërrojnë ndërtesën e vëllazërisë myslimane dhe vlerën e saj.
Sot gjithkush mund të flasë për fenë, çdo kush është legal, dhe jep opinion (fetva) dhe tregohet si dijetar. Dhe më e keqja se çdo “ruvejebida” – orator i ka ndjekësit dhe dëgjuesit e tij. Edhe Ibën Tejmije ka thënë: Njerëzoren – botën e shkatërrojnë tre grupe njerëzish: dijetarët gjysmak, doktorët gjysmak dhe gramaticientët-gjuhëtarët gjysmak. Dijetarët gjysmak e shkatërrojnë fenë, doktorët gjysmak e shkatërrojnë shëndetin e njerëzve ndërsa gjuhëtarët gjysmakë e shkatërrojnë gjuhën.
Shpëtimi është në ibadete
Si do ta ruan moralin dhe imanin besimtari, në kohën kur do të shtohen intrigat e njerëzisë? Përgjigja është e vetme. I vetmi shpëtim në kohë intrige është ndjekja e Kuranit dhe Synetit, si dhe kërkimi i strehimit tek Allahu përmes adhurimit të sinqertë.
Në ditët e para të thirrjes islame, Muhamedi a.s. ka praktikuar namaz nate me shokët e tij dhe aq shumë kanë qëndruar në namaz, duke lexuar ajetet e shpallura, saqë këmbët u janë ënjtur. Mes ajeteve të para që i janë shpallur Muhamedit a.s. janë:
“O ti i mbështjellë! Ngrihu për falje natën, përveç një pjesë të vogël të saj, gjysmën e saj ose më pak se gjysmën, ose shto diç prej saj dhe Kur’anin lexoje me vëmendje. Ne do të shpallim ty fjalë të rënda, e s’ka dyshim se aktiviteti i natës është fuqizues dhe fjalë më e qartë. Vërtetë ti gjatë ditës ke angazhim më të gjatë, por ti përmende Zotin tënd dhe plotësisht përkushtoju Atij” (Sureja: Muzemil 1-8).
Nata është paraparë për pushim, dhe sahabët e kanë shfrytëzuar për pushim, por në pjesën e fundit të tretë të natës dhe kohën e kanë shfrytëzuar në adhurim, i cili për ta ka qenë jetë dhe i cili u ka sjellë shumë dobi. Për atë shumë dijetarë islamë këshillojnë që udhëtari drejt Allahut, rrugën e tij ta fillojë me adhurim të plotë dhe të sinqertë, që të jetë i gatshëm për rrugë të gjatë dhe të mundimshme, e cila rrugë do të jetë me shumë pengesa dhe paqartësi, etj. Pra bëhet fjalë për adhurim pas dijes dhe mësimit rreth të vërtetës fetare. Dija dhe njohja e fesë dhe të vërtetës. Por ka raste në kohën tonë, që shumë njerëz i janë dhënë më shumë dijes se sa adhurimit dhe në fund humbin, sepse dija sjell pamje, pozitë në botë, e në vete përmban vetëmashtrim dhe kështu e shkatërron njeriun. Ky shkatërrim është edhe për ata që janë dhënë vetëm në thirrje (da’ve) para adhurimit dhe përgatitjes shpirtërore. Këto njerëz kanë shikim, kanë ndjekës, të cilët i lavdërojnë, i madhërojnë por kjo i shkatërron dhe i largon nga Allahu.
Muhamedi a.s. i ka mësuar me namaz nate sahabët derisa ishin tek shtëpia e Erkam bin Erkamit. Sahabët e kanë ndjerë këtë ibadet dhe afërsinë me Allahun xh.sh e kjo u ka sjellë qetësi shpirtërore dhe ua ka shtrënguar këmbët në Islam. Ata kanë qëndruar në Islam edhe atëherë kur janë keqtrajtuar vetëm pse kanë qenë besimtarë. E kanë ndjerë se zotërinjtë e dynjasë janë të pa fuqishëm të vijnë deri te zemrat e tyre, dhe me këtë kanë qenë të kënaqur.
Një udhëheqës pabesimtar, Ummeje bin Halef ka qenë i mundur para imanit-besimit të Bilalit, kur derisa e keqtrajtonte, e rrihte me kamxhik në ditë të nxehtë, Bilali i ka thënë fjalët: Ehadun Ehad, Një është Allahu, e kur s’ka pas çfarë ti bën, ka vendosur qe ta shesë, e blerësi ka qenë Ebu Bekri, i cili për lirinë e Bilalit ka dhanë një shumë të madhe të parave. Pasi e bleu, Ummeje bin Halef i tha Ebu Bekrit: “Të më ofroje të holla sa për të blerë një litar të thjeshtë, do të ta shisja”. Ebu bekri i tha: “Edhe sikur të kërkoje ngarkesë me flori për Bilalin do të të jepja”.
Adhurimi dhe namazi i natës në Meke la gjurmë tek ata andaj atëherë kur formuan shtet në Medine, netët i kalonin në ibadet edhe atëherë kur ishin të nënçmuar.
Transmetohet se Hindi r.a. pas çlirimit të Mekës ka dal jashtë shtëpisë së saj natën që ti sheh sahabët, ti sheh se kush janë ata njerëz të cilët i mundën Kurejshët dhe e çliruan Meken. Kur arriti te Qabeja i pa të pa frikësuarit muxhahidinë, se si falin namaz dhe si mbyten në lot, duke e lutur Allahun për falje. E habitur u kthye tek i shoqi Ebu Sufjan dhe i tha: “O burrë shko tek Muhamedi dhe pranoje e jepi besë, betohem ne Zot se asnjëherë nuk kam parë diçka të ngjashme në Qabe sikur sonte.
Për atë themi se ne muslimanët me tepër kemi nevojë për adhurim të sinqertë, veçanërisht në kohën e sodit, kohë kjo e fitneve dhe e intrigave. Për këtë na ka paralajmëruar Muhamedi a.s. kur thoshte: “Adhurimi –ibadeti në kohë intrigash dhe fitnesh, është sikur hixhret për mua”.
Imam Gazaliu duke folur për dynjanë si fitne e madhe dhe për llojet e njerëzve dhe sjellja e tyre me dynjanë, përmendën shembullin e njerëzve të cilët kanë udhëtuar me anije. Kur kanë arritur në breg i cili ka qenë me gjelbërim, parqe te bukura, lule të ndryshme, udhëheqësi i anijes ka vendosur që aty të pushojnë. I lajmëroi udhëtarët se nisja prej aty do të jetë ditën e nesërme, dhe mos largohen që mos humben. Udhëtarët u ndanë në tre grupe: njëri grup mbeti afër anijes, u kënaqën në vendin e bukur, hëngrën ata gjëra që u servoheshin, dhe gjithë kohës shikimin e kishin tek anija, kur udhëheqësi i thirri ata ishin të parët që hipën në anije; grupi i dytë u largua pak me larg nga anija, por zemrat nuk i kishin të qeta, duke u frikësuar se mos u ikën anija. Të nesërmen sapo e dëgjuan udhëheqësin e anijes duke i thirrur hipën të fundit në anije; grupi i tretë duke u mahnitur me bregun e ishullit, u larguan shumë larg nga anija, duke e harruar tërësisht anijen, saqë kur i thirri udhëheqësi i anijes asnjëri nuk dëgjoji, anija iku, dhe ata mbetën në ishull me ata bukuri të rreme.
Dibër, 31.07.2021