Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Reis Shaqir ef. Fetai vizitoi Myftininë e Dibrës së Madhe

Dje, në ambientet e Myftinisë së Dibrës së Madhe, u nderuam me vizitën e Kryetarit të Bashkësisë Fetare Islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Reis Shaqir ef. Fetai. I shoqëruar me Myftiun e Gostivarit, Sabahudin ef. Zendeli dhe kolektivin e tij të ngushtë,  Reisi i uroi suksese në detyrën e re si Myfti i Dibrës së Madhe, Reshat ef. Kaçallnikut.

Gjatë bisedës, Reisi u ndje i befasuar nga të arriturat e Myftinisë së Dibrës së Madhe në një kohë rekorde, tani kur në krye të këtij institucioni është Myfti Kaçallniku dhe operativi i tij, por ai pa gjithashtu edhe gatishmërinë e secilit imam dhe punonjës për të qenë në krye të detyrës dhe në shërbim të besimtarëve mysliman.

Kryefjala e këtij suksesi padyshim është bashkëpunimi dhe unifikimi i të gjithë kolektivit brenda Myftinisë së Dibrës për të punuar me zell dhe për të shijuar sukseset së bashku me besimtarët dibranë, por mbi të gjitha edhe transparenca maksimale që e karakterizon këtë institucion për publikun e gjerë.

Në frymë të këtij bashkëpunimi, Reisi u premtoi ndihmë në realizimin e projekteve në fusha të ndryshme si: infrastrukturë dhe investime në vakëfe, burime njerëzore, avancime akademike dhe bashkëpunime institucionale.

Dibër, 07.03.2021