Modestia në jetë

Burim ef. Sadria

Falënderimi dhe lavdërimi i takon Allahut xh.sh., Krijuesit të njerëzimit dhe krijesave të tjera në qiell dhe detëra. Salavatet e përzemërta ja dërgojmë Muhamedit a.s. Paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të gjithë ata që e ndjekin rrugën e tij deri në ditën e Kiametit.

Dijetarët fjalës modesti i kanë dhanë dy kuptime:

  1. Të pranosh atë që është e drejtë dhe ti nënshtrohesh asaj, prej cilido qoftë ajo e drejtë, i vjetër apo ri, i pasur apo i varfër, i famshëm apo jo, nga miku apo armiku. Pra, ta pranojmë atë që është e drejtë prej kujtdo qoftë.
  2. Të sillesh me njerëzit mirë, cilado qoftë pozita e tij shoqërore, i pasur apo i varfër, i fortë apo i dobët, i respektuar apo i përbuzur.

Po të shohim qartë, e kundërta e modestisë është mendjemadhësia, të cilën Profeti a.s. e përkufizon me fjalët: “Mendjemadhësia është mospranimi i të drejtës dhe përbuzja e njerëzve”. Pra nëse ti nuk e pranon atë që është, je mendjemadh dhe nuk je modest.

Çdo moral ka mirësitë e t’ia. Profeti Muhamed a.s. thotë: ”Ai që tregohet i thjeshtë, Zoti e ngre në pozitën më të lartë. Kush përulet ndaj Zotit, i shtohen gradët në xhenet aq sa të arrijë gradët më të larta të tij. Kush tregohet mendjemadh ndaj Zotit, i ulen gradët më të ulëta. Zoti më ka urdhëruar që të jemi modest ndaj njëri-tjetrit, me qëllim që të mos cenoni të drejtat e të tjerëve”.

Llukmani a.s. e këshillonte djalin e tij duke i thënë: “Mos ec mbi tokë duke i krekosur pasi ti nuk mund ta çash tokën dhe të arrish lartësinë e maleve” (Isra 37).

Thotë Muhamedi a.s.: “Zoti më dha të zgjedh ndërmjet të qenit mbret-Profet dhe rob-Profet. Unë zgjodha rob-Profet”.

Një ditë dikush shkoi te Profeti a.s. dhe kur u takua me të filloi të dridhet nga emocionet. Profeti a.s. e qetësoi duke i thënë: “Qetësohu pasi nuk je para një mbreti, por para dikujt që nena e tij në Mekke hante mish të tharë”.

Edhe pse Muhamedi a.s. ishte Pejgamber, kjo nuk e pengonte atë ti ndihmonte familjes së tij në punët e shtëpisë. Kur Profeti a.s. hyri si fitimtare në Meke, ai kishte ulur kokën aq sa balli i tij prekte devenë, modest dhe i përulur ndaj Zotit, jo mendjemadh. E gjithë kjo pas trembëdhjetë vjet luftë e torturash nga banorët e Mekës.

E nëse flasim për modestinë e shokëve të Profetit a.s., tregon Umeri r.a. se Ebu Bekri r.a., gjatë kohës që ishte udhëheqës i myslimaneve, çdo ditë pas faljes së sabahut, e shihja të shkonte në drejtim të kundërt me atë të shtëpisë së tij. Një ditë i shkova pas atij dhe pashë se hyri te një shtëpi përdhese dhe më pas doli. Hyra brenda shtëpisë dhe e gjeta një plakë, të cilën e pyeta se cili ishte ai qe doli pak me parë? Ajo më tha se nuk e njihte, por që vinte çdo ditë dhe pastronte shtëpinë e saj në atë orar. Në një rast tjetër, kur një delegacion prej Iraku, i kryesuar nga Ahnef ibn Kejsi që ishte nga paria e popullit të tij, vijnë të takojnë Umerin r.a.,e gjejnë atë tek stalla e deveve, duke pastruar ato. Kur e pa Umeri Ahnefin, i tha: O Ahnef, eja e ndihmoje prijësin e besimtarëve për të pastruar devetë e sadakasë. Një nga delegacioni i tha: “Zoti të mëshiroftë, o prijësi i besimtareve! A nuk gjete ndonjë rob që ta urdhërosh të pastrojë devetë? Por Umeri i tha: Po a ka rob më të mirë se unë dhe Ahmed bin Kejsi? A nuk e di se ai që zgjidhet për të udhëhequr një popull është robi i tyre?

“Qofshim nga ata besimtarë të cilët kur kemi ndonjë post mos të tregohemi mendjemëdhenj por të jemi sa më modest. Ajo që mbetet me neve është puna e mirë apo e keqe. Postet, funksionet, pasuritë, shoqërinë, familjen, etj., do ti lëmë në këtë botë.

Dibër, 27.10.2021