-Ajet: ”E mbreti tha:” Ma sillni mua atë (Jusufin)”. Dhe kur i shkoi atij (Jusufit) i dërguari i mbretit ai i tha:”Kthehu te zotriu yt dhe pyete atë: Ç’është puna…” Jusuf 50
Meditim, edukim, formim personaliteti:
•Jusufi a.s ishte padrejtësisht i burgosur, kur ju mundësua liria nuk nxitoi por kërkoi të dal në dritë pafajsia e tij, kështu është më e favorshme liria.
•Kujdes nga çdo mundësi që të ofrohet, veçanërisht nëse na mungon diçka, siç i mungonte liria Jusufit a.s, nëse kjo ç’nderon personalitetin tënd, nëse liron trupin, por robëron mendjen, idenë, lirinë e fjalës, pavarsinë e veprimit dhe vendimit, më thuaj atëherë ç’kuptim ka liria?
•Jusufi a.s dëshiroj që si të fitojë lirinë, të zhvillojë misionin pejgamberik, e si do e zhvillojë kur ai nuk është pastruar moralisht nga akuza e dyshimtë, sot në veçanti kur dyshimet, mosbesimi, mosbashkëpunimi në nivele të larta, dhe rafshin shoqëror lë shumë për të dëshiruar duhet përpjekur për moralin personal.
•Nëse sot padrejtësisht je i poshtruar nga dikush, dije se e nesërmja është me ty, vetëm se kujdes vlerat e tua shpirtërore, morale, kombëtare.
•Jusufi a.s mbretin nuk e quajti zotëri të vet, kjo na jep të kuptojmë se ne nuk kemi asgjë të përbashkët me uzurpatorë të lirisë, shtrembërues të fakteve, dhunues të padrejtë, mbjellës të farës së imoralitetit dhe mosbesimit.
•Jusufi a.s propozoj të hapen dosjet që të vërtetohet pafajsia e tij, në shpirtin e pastër dhe të lirë nuk mbahet barra e turpësive, por vendos drejtësia qoftë e vonuar.
-Urtësitë janë të shumta, kjo është fjala e Allahut, që troket në dyert e ndërgjegjes dhe shpirtit, argument se i madhi Zot e di gjendjen e rrobit të tij, ndoshta sot i “ burgosur” por e nesërmja liri e dinjitetshme për ty e për një popull e poshtrim për të mashtruarit. Argument logjik, bashkohor, socjologjik, historik se ahireti, bota e amshuar është nevojë e patjetërsueshme dhe e vërtetë.