-Ajet:”Unë i friksohem dënimit të Zotit të një dite të madhe nëse e kundërshtoj Zotin tim” Zumer 13
-Meditim:
-Padyshim emri im do të thirret para Zotit ditën e madhe, Zot mos më turpëro.
-Padyshim emri im do mbaj peshën e veprave të mia, Zot më bën nga ata që pastrohen.
-Padyshim dituria e Zotit përfshin dëshmin time, Zot më bëj dëshmitar i sinqertë kur vlersoj studentin, kur dëshmojë para organeve të drejtësisë, kur dëshmojë për përfaqësuesit e mi.
-Padyshim ja them zemrës time që më ruaj atë ditë, ato momente kur e keqja bëhet normë në shoqëri.
-Padyshim të lutem o Zot që veprat e mia të janë të sinqerta e të përputhen me qëllimin tim.
-Padyshim të lutem o Zot që të tjerët të janë të sigurtë nga e keqja e punëve të mija, atëherë kur planprishësit ma zbukurojnë të keqen e vetes, familjes dhe popullit tim.
-Zot, kërkojë paqën dhe mëshirën tënde, më ruaj nga hidhërimi i njerëzve të sinqertë, që të hidhëron edhe ty, Zoti im.