Përmisimi i zemrës (pjesa e parë)

-Muhammedi alejhis-selam thotë: ” O pasuesit e mi, nuk më vjen keq për atë që nuk e dini, por kam keqardhje për ju në atë që e dini dhe nuk veproni.”

-Një njeri i thotë Amrit: ”Shumë kam keqardhje për ty për atë se çfarë thonë njerzit për ty.” Amri i tha: ”A më ke dëgjuar që unë të flas keq për ata?” -Përçuesi i fyerjeve i tha: “Jo”

-Amri: ” Atëherë le të të vijë keq për ata dhe jo për mua.”

-Një nga të ndriturt në shpirt e vepër thotë: ”Më është përcjellur se njeriut ditën e Gjykimit do t’i thuhet: ”Mere të drejtën tënde tek filan njeriu.” Ai do të thotë: ”Unë nuk kam asnjë të drejte tek ai njeri!” Atëherë do t’i thuhet: ”Ty ke të drejtën tënde tek ai njeri pasi ai të ka përgojuar në mos prezencën tënde.”