Përmirësimi i zemrës (pjesa e dytë)

-Niveli më i lartë i dashurisë, respektit, edukimit, besimit, formimit të një populli: Muhammedi a.s thotë: ”Një njeri e ka vizituar një vëlla të vetin në një fshat tjetër. Allahu ja dërgoi një Melek (në formë njeriu) në rrugën e tij dhe i tha: Ku je duke shkuar? Tha: Dua ta vizitoj një vëllaun tim në këtë fshat. Meleku i tha: A ke ndonjë interes të përbashkët për të aritur nga të mirat e kësaj bote? Tha: Jo, përveç se unë e dua për hirë të Allahut. Meleku i tha: Unë jam Melek, më dërgoi Allahu te ty të të lajmërojë se edhe Allahu të do ty.

•Qëllimet, veprimet tona, i janë të ditura të madhit Zot. Qofshin ato në rafshin politik, mbrojtës, fetar, njerëzor, diplomatik etj.

•Dikur nuk kanë pasë mundësi udhëtimi të lehtësuar siç kemi neve sot, por a nuk ja kishim lehtësuar vetes shumë nëse jemi të sinqertë me njëri tjetrin sikur ata dje, dikur, pse jo edhe nesër pasardhësit tonë?

•Njerëzit nuk janë larg njëri tjetrit për shkak të largësisë fizike, por për shkak të largësisë së zemrave, dhe asaj që fshehin në kraharorin e tyre.

•Allahu ja ka bërë obligim vehtes, që të dojë secilin që do rrobin e Tij. Dashurinë i madhi Zot nuk e mbajti të fshehur, por dërgoi Melekun që t’ja bëj të ditur rrobit të Tij.

•Prej të madhit Zot vjen e mira, dashuria, bekimi i veprimeve tona, por vetëm a jemi të sinqertë me atë që dijmë, edukojmë, bashkëveprojmë, vlersojmë te njëri tjetri, për njëri tjetrin, e i madhi Zot për të gjithë ne.