Përmirësimi i zemrës (pjesa e tretë)

-Dy shokë vendosën që të vizitojnë një nga shokët e të Dërguarit të Allahut.  Kur shkojnë e gjejnë në kopshtin e pallmave, duke ndarë hurmat sipas kualitetit të tyre. Kur e panë veprimin e këtij sahabiu(shok i Pejgamberit a.s), krijuan përshtypjen se kanë të bejnë me njeri koprac. Këta dy shokë i kërkuan diçka nga bujaria e tij. Ai u tha:”I shikoni ato devetë, mereni. Unë nuk do të kisha mundësi të plotësojë kerkesën tuaj nëse nuk do isha i kujdes’shëm ndaj mirësive të Allahut, edhe pse ju krijuat përshtypjen se mund të jem koprac.”

• Asnjë begati nuk ngritet e as nuk paksohet nëse për të jemi mirnjohës, falenderues ndaj Allahut, nuk e harxhojmë në paudhēsi, përkundrazi pasuria bëhet mëkëmbje për ne, fëmijët tanë, dhe për të plotësuar nevojën e ndonjë vëllau për ta ruajtur nderin dhe autoritetin familjar të tij.

•Më mirë pasardhësve t’ju lamë diçka në trashigimi:dituri rjedhëse, shoqëri fisnike, punë të dinjitetshme, biznes dobiprurës, e asesi pasivitet, e poshtrim të vetvetes.

•Nga ajo që të ka fal Allahu jep: nga dituria, edukata, mjeshtria, eksperienca, pasuria duke ndihmuar të pamundurin e punësuar të dinjitetshmin.

•Muhammedi a.s, ndërtoj xhaminë për të adhuruar Allahun me sexhde, edukoj shoqërinë me mjeshtrin e tregtisë, nxiti bujkun për ngjalljen e tokës së vdekur, caktoi vend për diturinë.

•Gjyko për njeriun pasi të kesh pasë udhëtim me të, pasi ta kesh shoqëruar atë, pasi të ket marë ndonjë përgjisi të caktuar, por kursesi dinjiteti i tij të bëhet temë bisedash, paragjykimesh, shpifjesh, kjo nuk është njerzore, aspak morale Islame.