Sa më përket mua

Sa më përket mua

-Kanë ardhur tre njerëz në shtëpinë e Pejgamberit a.s, dhe pyetën për adhurimet e Pejgamberit as. Pasi nëna e besimtarëve Ajshja, Allahu qoftë i kënaqur me të, u përgjigj, atyre ju duk adhurimi i tyre shumë pak, prandaj vendosën të marin disa vendime në emër të devotshmërisë.

-“Ku jemi ne e ku është Pejgamberi a.s. Allahu atij ia ka falur të gjitha mëkatet e mëparshme dhe ato të ardhmet.” Njëri prej tyre tha:” Sa më përket mua unë tërë natën do falem” Kur i erdhi lajmi Muhammedit a.s për këtë qëndrim të shokut të tij tha:” Sa më përket mua…… falem dhe flej…”

-Ajet:” O njeri, çfar është ajo që të mban larg nga Unë, kur jam treguar shumë Bujar me ty?” I nderuar rrob i Allahut, besimtar, dhe besimtare, sexhdja është kulmi i afrimit me Allahun. “tërë natën do falem.” Kur krahasohesh me ambicjet e njerëzve më të dalluar se ty, kjo nuk duhet të të vendos në gjendje të kryer, por përpjekje maksimale që të përafrohesh diku, pse jo të jesh edhe më i mirë.

-I dyti tha:” Unë vazhdimisht do të agjëroj” – Muhammedi a.s kur ndëgjoj tha:” Sa më përket mua… agjëroj dhe e ndërpres.” Aspak i Dërguari as nuk aprovoj qëndrimin e të dytit, njeriu ka detyrime ndaj vetes së tij, familjes, shoqërisë, njeriu është krijuar që ti shfrytëzoj mirësitë e Allahut, për to duhet të jetë mirënjohës dhe falenderues duke mos e tepruar në hallall, duke u treguar mirëbërës ndaj të tjerëve mbrenda mundësive, duke ndarë për rrethana të papritura, dhe apsulutisht duke u larguar nga ajo që është haram, e ndaluar nga i Gjithëmëshirëshmi. Përse  furnizmi hallall? Për shumë arsye unë do them vetëm një, dhe atë që ka thënë Allahu në Kur’an: Ajet:”…pasi vratë njëri tjetrin, e u ngrindët me njëri tjetrin…” Bekare 72 . Shikoni rreth e rrotull ju lutem se çfar ndodh, edhe përkundër “ diplomacive” të ndryshme. Ajet:” Allahu nxori në shesh atë që fshihnit ju.”Bekare 72

-I treti tha:”Unë do të izolohem nga jeta martesore.” Kur ndëgjoj Muhammedi a.s tha:” Sa më përket mua ..bëj jetë bashkëshortore” – Martesa është institucjon i shumë begative.Martesa e humbë kuptimin kur ai që mendon se ka kuptuar, ai ska kuptuar asgje nga martesa, që ti bëj të tjerët të kuptojnë se çështë martesa. Sot shpiken lloj lloj lidhjesh që nuk janë në të vertet lidhje por,  për ti hikur lidhjes së vertet dhe të natyrsëshme, krijojnë” lidhje” që jo vetëm që nuk është lidhje, por është palidhje. Lum ata që e kanë arsyen e shëndoshë dhe kanë shpëtuar.

-Muhammedi as ne fund tha:”Kush largohet nga Suneti( rruga) ime, ai nuk më përket mua.”