-Ajet: ”Këto janë vargje të Librit me plotë urtësi, udhëzues dhe mëshirë për punëmirët…” Llukman 1
•Libër i shkruajtur, i urtë në shkronjë, në fjalë, në përmbajtje.
•”udhërëfyes” drejt së vërtetës pa anime, drejt së vërtetës me meritë, drejt rrugës së vërtetë.
•” mëshirë për punëmirët” A ka mëshirë më të dalluar sesa të jesh i udhëzuar, i qëndrueshëm në të vërtetën, të ndjekësh Librin e mëshirës për të mëshiruar vetveten dhe gjithçka që qëndron pran teje dhe emanetit tënd?
•Kujdes të lutem: Libri pran vetes, udhërëfimi vjen para fjalës së mëshirës, i udhëzuari është i mëshiruar, nën hijen e mëshirës vendosen vetëm punëmirët.
Prandaj: 1. Këshillo por mos turpëro.
2. Kritiko por mos ofendo.
3. Sillu me njeriun siç është sot mos u fut në zemrën e tij, e as mos hulumto në gabimet e tij, sidomos të ngatëruara me dyshime.
4. Vepro me njeriun në bazë të aftësisë të të kuptuarit të tij, dhe jo në bazë të moshës së tij.
5. Nëse nuk ke mundësi të sjellish ndonjë të mirë, kujdes mos e mbjell farën e së keqes.