Sy nuk pata por e kuptova

-Ajet:”Mos i trajto njerzit me nënçmim, dhe mos ec në tokë me mendjemadhësi, se Allahu nuk i do mendjemëdhejtë dhe mburacakët.”Llukman 18

-Këta janë vlera te lirisë, barazisë, respektit, dinjitetit të njeriut. Njeriun, me cilësitë e lartëpërmendura, nuk e duan njerzit, pa marë parasysh bindjet. Ty me pushtetin dhe fuqinë tënde mund ta nënshtrosh, por kursesi nuk e bën që të të dojë, pasi kjo është natyrshmëri që Allahu e ka krijuar njeriun, ska ndryshim në përcaktimin që ka mbjellë Zoti në shpirtin njerzor.

-Ebu Bekri kujdesej maksimalisht për një plakë të verbër. Pas një kohë për të përkujdesej Omeri, paqa e Zotit qoftë mbi ta. -Plaka e pyet Omerin:” A mos ka ndëruar jetë shoku yt?”

-Omeri i tha:” Nga e di ti?!”

-Plaka e verbër tha:”Edhe ty më erdhe me hurme sikur shoku yt, por nuk ua ke nxjer bërthamat sikur ai.”

-Ajet:” Tregoju atyre këto ngjarje, në mënyrë që ata të mendojnë.” El-A’raf 175-176