-Ajet:” Biri im, ëndrën tënde mos ua trego vëllezërve të tu, mos të pregadisin ndonjë kurth. Me të vërtet shejtani është armik i hapët i njeriut.” Jusuf 5
-Dhembja që të shkaktojnë tjerët përballohet me qëndrueshmëri dhe pregaditje. Dhembja që të shkakton vëllau yt lë gjurmë të thella në shpirt.
1.Secilit domosdoshmërisht i nevojitet një zemër falenderuese për çdo begati që dhuron i Madhi Zot, qoftë edhe kur pranë vetes ke mbështetës të sukseseve të jetës.
2.Prano mirësitë e jetës për ta edukuar nefsin.
3.Padyshim se i Gjithëfuqishmi do të jep qetësi në zemër, për dallim nga ai që ka ndoshta shumë mundësi por shpirtin e ka të djallëzuar me ty.
4.Padyshim këshilla, udhëzimi që ta jep vëllau yt, që të do si vetveten ose më shumë se vetvetja, të hap dyert e sukseseve dhe riskut.
5.Këshilla dhe bashkëveprimi i lehtëson punët tona.
6. Këshilla, bashkëpunimi, sinqeriteti, më shumë ka hapje të dyerve të sukseseve sesa sprovë të papërballueshme.
7.Nëse jemi fisnik siç flasim, e jemi mirbërës siç njihemi, padyshim se kjo jep ndjesinë e sinqertë në shpirt se jeton i bekuar dhe jo nga mëkati i nënshtruar.
8.Shejtani(xhin e njeri) nuk të pengon vetëm nga namazi, por ka mundësi të ta zbukuroj namazin e të të përdor si mjet kundër vëllaut tënd, sidomos nëse nuk i kthen në mirnjohje ndaj Zotit mundësitë që ti ka dhuruar.