Burim ef. Sadria
Falënderimi i qoftë Allahut, Zotit të gjithë botëve. Bekimi i Allahut dhe paqja e Tij qofshin mbi Pejgamberin a.s., mbi familjen e tij të ndershme, mbi shokët e tij besnik dhe mbi gjithë pasuesit e tij deri në ditën e Gjykimit.
Vetë Kur’ani Famëlartë nis me fjalët: “Falënderimi i takon Allahut, Zotit të botëve” (Sureja Fatiha: 1), por fatkeqësisht më e pakta punë që bën robi ndaj Zotit të tij është falënderimi.
Shumë nga ne, për fat të keq, e neglizhojnë, apo thënë thjeshtë, e harrojmë këtë punë të rëndësishme. Kur djalli i mallkuar deshi ti tregojë të metat e njeriut para Zotit të Madhëruar, i tha: “Dhe shumica e tyre nuk do jenë falënderues” (Sureja Araf: 17).
O njeri! A të kujtohet hera e fundit kur e ke falënderuar Zotin e Madhëruar për mirësitë e Tij ndaj teje? A të kujtohet hera e fundit kur ke ra në sexhde për shpërblimet e Zotit ndaj teje? Nëse shpesh herë mendon për hallet e tua, për mirësitë qe ti ka dhënë Zoti i Madhëruar, a të ka shkruar mendja ndonjëherë? Për shqetësime u drejtohesh miqve, me shprese që ata tët ndihmojnë. Po për mirësitë e Zotit, a u ke treguar atyre?
Nëse i numërojmë të mirat që Zoti na i ka dhënë, nuk do kemi mundësi ti numërojmë pasi ata janë të shumtë. Siç na tha Zoti në Kur’an: “Edhe sikur të doni ti numëroni mirësitë e Zotit, nuk do të mundeni” (Sureja Ibrahim: 24).
Zoti i Madhëruar e ka bërë vendin ku strehohemi, përkatësisht shtëpinë, vendin e vetëm që ne mund të gjejmë qetësinë. Kur dalim, sado mirë të jemi, nuk gjejmë qetësi siç duhet, vetëm pasi të kthehemi ne shtëpi. Mbi këtë realitet, Zoti i Madhërishëm thotë në Kur’an: Zoti i ka i ka bërë shtëpitë tuaja vende ku do të gjeni qetësinë…” (Sureja Nahl: 80).
A ke menduar ndonjëherë se në kohën kur ka shumë njerëz të pa strehë dhe pa kulm mbi kokë Allahu ty të ka strehuar! A nuk meriton Allahu falënderim për shumë të mira që ti ka dhënë, ku shumë të tjerë janë privuar prej tyre?
Mrekullia më e madhe e Zotit të Madhëruar ndaj nesh është që na ka bërë musliman. Mendoje veten o vëlla! Si do të ndjeheshe pa e njohur Zotin e Madhëruar? Si do ishte jeta jote pa namaz, pa agjërim, pa zeqat dhe pa haxh?
Zoti i Madhëruar thotë në Kur’anin e Lartë: “Sot e përsosa fenë tuaj, e plotësova mirësinë Time ndaj jush dhe e zgjodha Islamit për ju fe” (Sureja Maide: 3).
Një nga çifutët kur e dëgjoi këtë ajet i tha Omer bin Hatabit: “Për Zotin! Të ishte ky ajet në librat tona, ditën në të cilën është shpallur, do të ta kishim bërë festë. Omeri ia ktheu: Po ku e di ti se nuk është ditë feste tek ne? Ajo është shpallur ditën e xhuma dhe ditën e Arafatit dhe këto të dyja janë festë për muslimanët”.
Nëse dikush na bën një të mirë, nuk do të ndalemi duke e falënderuar. Por mos harrojmë se është Allahu Ai qe na ka dhënë jetën, familjen, shëndetin, pasurinë, etj. Por mos harrojmë se çelësi i kënaqësisë së Zotit të Lartësuar ndaj nesh është falënderimi ndaj Tij. Allahu xh.sh. thotë: Nëse e falënderoni Atë, Ai do të jetë i kënaqur për këtë” (Sureja Zumer: 7).
Si krijesa te dobëta qe jemi, neve e harrojmë shpesh Allahun ta falënderojmë për mirësitë e shumta qe na i ka dhënë Ai. Qofshim nga ata që nuk harrojmë ta falënderojmë Allahun xh.sh. Amin!
Dibër, 21.04.2021