Bazuar në premisën Profetike të Muhamedit a.s. se ”kush nuk është mirënjohës dhe falënderues ndaj njerëzve nuk është mirënjohës ndaj Allahut”, një nënë e qëndrueshme, një besimtare e përkushtuar, zemër bujare e shpirt dëlirë, me vullnetin e saj, sikur edhe herëve tjera, shprehu dëshirën që të mbulojë shpenzimet për pajisjet e nxehjeve te xhamia e Sahat Kullës.
Bashkatdhetares sonë që jeton në SHBA, haxhi Lerije Buxhaku, e cila dhuron 1500$, Allahu i Lartë madhëruar me emrat e Tij të bukur, i faltë devotshmëri, përkushtim, qetësi, suksese, për të dhe familjen e saj të shtrenjtë. Amin!
Dibër, 27.02.2021.