Donacione

Gjersa jemi do solidarizohemi

-Muhammedi a.s thot:” Besimtarët janë si një trup i vetëm, kur dhemb një pjesë e trupit dhemb i tërë trupi”

-Kush më pastër, më bukur,me natyrë më të natyrshme për shkak të edukimit familjar sesa nji dibran kultivon vlerat shpirtërore dhe vëllazërore? Bashkë atdhetari ynë që jeton dhe vepron në SHBA, Qeram Osmani ndan nga respekti, dashuria, dhe djersa e tij ushqime për 10 familje në nevojë. Me shpresë që vitin e ardhshëm do të mundësojë edhe pastrimin e varezave të qytetit të dibrës. Respekte, dhe lutje të sinqerta që i madhi Zot ti jap qetësi më familje, suksese në punë, shpirt të lartë për dashurinë ndaj bashkëatdhetarëve të tij. Sinqerisht të falenderojmë.

Mësuesi fisnik

Thotë Allahu xh.sh.: ”Prej asaj që ju kemi dhënë ata japin”!

Të nderuar, nuk ka fisnikërues më të dalluar, më të shenjtë, më të dinjitetshëm pas emrit nënë sesa emri mësues. E veçanta që e karakterizon mësuesin, është se emri i tij është i dalluar në Kur’an, i vlerësuar nga gjuha e të Dërguarit Muhamed a.s., i dashur për një popull, ku arsyeja është e gjallë dhe fisnikëruese. Emri mësues ka kaluar rrugë të vështira dhe ende po kalon. A ka dikush në pushtet, që merr në zemër këtë emër, ashtu siç ky emër merr për dore fëmijën tonë dhe nis me vështirsitë e thella që ky fëmijë nesër të di të shkruaj, të vlerësojë gjërat më të thella që i ka të shtrenjta një popull?

Lexo më shumë

S’janë shumë por për hir të Zotit!

Një bijë, motër e jona që jeton në SHBA tha:” Sjanë shumë por për hirë të Zotit” – Ajo kishte vullnet të zjartë që të arijë të realizohet dëshira e saj që të kontribojë në këto ditë për dikë që ka nevojë, por gjithashtu edhe për te kuzhina humanitare “Dibra”. Liria, dhuron 800$ me dashamirësinë, mallin për të ndihmuar ndonjë familje, me shpresë që Zoti ti dëgjojë lutjet e saj, t’ja pranojë këtë vepër si argument modest të mallit për vendlindjen si dhe dëshmi në ditën e shpërblimeve të mëdha. Lusim Zotin që shpresat e saja të janë të plotësuara nga Ai që mëshira e Tij përfshin gjithçka, por njëkohësisht edhe kërkesat, lutjet dhe dëshirat tona.